akull-naja

Një cc dashuri por favor

with 23 comments

Një cc dashuri por favor

nga ajo e pastra

pa plumb

se po me prishet motorri i shpirtit

me lëndë djegëse artificiale

pistonat po shformohen

cilindrat po gërryhen

zgjyra po i ha.

Një cc dashuri por favor

s’do me mjaftojë

por sa për sot

t’u kujtojë cilindrave rrëshqitjen

pistonave shtrëngimin

valvulave dihatjen.

Një cc dashuri por favor


Advertisements

Written by ak'll

Korrik 4, 2007 at 3:28 pm

Postuar te Eter

A

with 53 comments

A është i gjatë, i thatë, i ftohtë. Sy gri në të gjelbër, buzë të ima inatçore, faqe të futura, duar të mëdha, tejet elegante e burrërore. A vishet thjesht e me sqimë, këpucë stilistësh italianë, këmisha stilistësh gjermanë. S’mban orë, as bizhuteri. Prezantohet gjithmonë me mbiemër. S’i pëlqen të dalë në fotografi. Në heshtje bluan mendime të thella, shumë të thella; nga vijmë, ku shkojmë, kush jemi. T’i shtron një nga një, herë veçmas, herë të përziera, me fjali të gjata, me fjalë të shpikura nga ai vetë ose nga idhulli i tij, zoti V. Shprehjes shpesh i mungon eleganca e thjeshtësisë, por kjo mjegullohet nga efekti zhurmues i mesatares prej tre fjalësh të shpikura për fjali.

A, si çdo vdekatar i pasionuar pas mendimeve të thella, kërkon auditor. Sa herë takon rishtas dikë, i ngjallet instinkti i peshkatarit. Ka intuitë të hollë, s’e hedh grepin dokudo për më shumë se pesë minuta. Për një çast, interesohet pothuajse sinqerisht për personin përballë. Më pas, i shtron ngadalë mendimet e veta të thella mbi tavolinë. Në fillim të njohjes dhe mund ta ndërpresësh, por jo për pyetje… Flet e flet, gjatë e gjatë, sado i rrallë qoftë auditori, ai s’është bosh. Sa kohë monologon mbi idetë, gjithçka shkon mirë e bukur. Sa fillon dhe përzihet me gjallesat, e tëra merr të tatëpjetën. A s’i ka qejf gjallesat banale, si e jëma apo e motra. Akoma më pak ato si unë. A s’i pëlqen as s’i ne vishemi, as s’i flasim, as si sillemi me burrin apo me komshiun. Po A nuk është seksist; njëlloj është i pakënaqur dhe me burrat: me të jatin, me të vëllanë, me të nipin, me komshiun, me shokun, me kolegun. A bën vetëm një dallim: atë etnik. Të huajt e nervozojnë, po jo aq sa bashkëkombësit e vet. Këta të fundit e torturojnë po aq sa figura e te jatit apo ajo e së jëmës. Mos e pyesni se çfarë do ndryshuar, dhe në e pyetshi, mos prisni përgjigje. E pra, A ka kaq shumë mendime të thella…

A s’duhet t’i dalësh përpara në ditë të zeza. Mjafton një fjalë e pahijshme për veshët e tij, dhe arroganca të përplaset në fytyrë si top i lagur rëre. Asnjë dëm, veç acarim lëkure dhe ndjesi papastërtie. Dhëmbët kërcasin nga parehatia e grimcave gri të cektësirës. E pra, A ka kaq shumë mendime të thella…


Written by ak'll

Qershor 30, 2007 at 11:36 pm

Postuar te Dhe

In the Mood for Love

with 19 comments

Pjesë nga filmi “In the Mood for Love” i Wong Kar-wai
Muzika: “Yumenji’s Theme” nga Shigeru Umbeyashi

Written by ak'll

Qershor 28, 2007 at 3:44 pm

Postuar te Uncategorized

Flamengo solo

with 14 comments

Aromë druri
korda zjarri.
Rrugë pa kthim
drejt flamengos solo
kërcyer qindra herë
nën tingujsh kitarash imagjinare
përballë pasqyrash perfekte.
Çdo lëvizje shqyrtova
me syrin e të zotit
ritmin e lëmova
ditë të tëra
deri në mërzi.
Për shfaqjen e madhe
në kohë qeshë
çdo pejzë muskuli tendosur
nën ritmin e kuq të gjakut
muzikës së panjohur iu binda
mbulova gabimet e padijes
me sigurinë e përsëritjes
në gjysëmterrin e skenës
duartrokitjet e kitaristit mblodha
turmën falenderova
u tërhoqa në dhomëzën time
llambat i fika
rigjeta gjumin.

Written by ak'll

Qershor 26, 2007 at 11:21 pm

Postuar te Eter

Pallati 176

with 6 comments

Për qejfin tuaj! 🙂

Videoja e plote e komedisë
Cilësia, shumë e mirë. 1 orë e 55 min buzëqeshje e garantuar!

Written by ak'll

Qershor 26, 2007 at 12:29 pm

Postuar te Uncategorized

Du erinnerst mich an Liebe

with 6 comments


Wo viele Schatten sind
da ist auch Licht

ICHUNDICH

Written by ak'll

Qershor 24, 2007 at 5:03 pm

Postuar te Uncategorized

Spam

with 16 comments

Përditë marr nga një qerre me spam. Mesazhe kuturu, në shqip. Ta kapë kush ta kapë. Në mos njëri, tjetri moj, bejkën moj, do ma marrë. Win 1 million dollars! Get a bigger penis! Get bigger breasts! Loose 5 kg in 3 weeks! Find your soul mate! Get lower mortgage for your house! Cheaper insurance for your car! Pra gjithë çfarë duhet për të qenë i lumtur. Me 1 milion dollarë dhe organe gjenitale më bujare, sikur të funksionojë dhe humbja e kileve, soul mate-n e ke në xhep. Pastaj sigurisht do të të duhet një shtëpi dhe një makinë, pse ti bësh paratë rrush e kumbulla, tek e fundit 1 milion dollarë s’janë të pafund…

S’i hap asnjëherë spam-et, direkt në kosh. Po dhe indiferente s’më lënë; më kujtojnë mbretin e spami-t, alias Sh.Sh. Spam i personalizuar, në gjuhën time. Titulli: “Gjej parajsën e humbur”. Përmbajtja ndryshon herë pas here; mesazhet e para janë “ je shumë e bukur”, nëse s’reagoj, vjen tjetri me fjalët “ je shumë inteligjente”, nëse prapë s’reagoj, “ je njeri shumë i veçantë”, nëse prapë s’klikoj te linku “as vetë s’e di se çfarë dua prej teje, po hajde njëherë, pastaj shohim”, mesazhi pasardhës është “ vetëm ti më kupton në këtë botë”. Shpesh ndjej tendenca psikanalize; bie brenda. Mesazhet e tjera janë të gjata, s’kanë linqe ku të klikosh, vetëm fjali të gjata rrëfyese e pyetje retorike. E unë kërkoj si e marrë një link ku të jetë shkruar qoftë dhe “Akull, kliko se do bëjmë dy pare muhabet për qejfin tënd”. Jo, asgjë e tillë. Maksimumi një link qorr që të kthen prapë te mesazhi ku flitet për përsihatjet e Sh.Sh. në këtë botë idiote, të pashpirt, të pafat, ku s’di si t’ia bëjë me të shoqen, që ta lërë s’e lë dot, po dhe të rrijë me të si rrihet, dhe që me mua do kish qenë shumë i lumtur, dhe që do donte të martohej me mua. Pas kësaj s’ka kutiza për te klikuar Po ose Jo, thjesht vazhdon me fjali tip “po s’e lë dot, e dua si njeri të familjes, ka bërë shumë për mua”… Unë, e pasionuar pas çdo lloj prurjeje monotone, që më lejon të bredh nëpër vende imagjinare, nuk reagoj. Herë pas here reply “ e ke gabim që do të ndahesh, ajo është klas grua.” ose “unë dhe ti dy ditë bashkë s’do i bënim dot” ose nganjëherë jap dhe këshilla tip “po sikur ta diskutosh me gruan?” dhe kur qëlloj ne ditën time të kurajës, “ po pse s’bëni një kalama?”. Si duket këtu është pika e dobët, se spami rifillon. Brenda ka linkun “bëhu shoqja ime” që unë e përkthej “më analizo falas”. E klikoj nganjëherë dhe dal prapë te top of dhe page. Dhe një herë nga fillimi… E di, mund të kisha djegur spamin e parë dhe tani do s’do isha duke u marrë me kësi marrish, po do shkruaja mbi klimën çuditërisht tropikale të qytetit shkëmboro-asfaltor ku jetoj. Ai që s’ka hapur kurrë spam, të më hedhë gurin e parë! Ah, se desh harrova, kam mësuar kohët e fundit të përdor “block sender”. E di, vonë, po më mirë vonë se shumë vonë…

Written by ak'll

Qershor 23, 2007 at 1:25 pm

Postuar te Ujë