akull-naja

Karkalec

with 65 comments

Sauterelle mécanique

Një karkalec ka qëndruar mbi pllakën ngjitur me këmbën e krevatit. Pasi kam vrarë ca nga të ngjashmit e vet që morën guximin të më ngjiten nëpër flokë apo mbi lëkurë, çdo tendencë ensifericide duket të më ketë vdekur. Dielli përvëlues duhet të ketë bërë të veten. Dhe karkaleci s’po më shqetëson. Rri një pllakë larg këmbës së krevatit, aty ku unë nuk jam e detyruar të shkel. Dal. Kthehem. E gjej mbi fustanin e preferuar që kam lënë mbi krevat. I pëlqyeka dhe karkalecit, them me vete. Nuk më shkon nëpër mend që karkaleci mund të jetë daltonik. Fle. Zgjohem. Karkaleci është kthyer te pllaka e vet. Bëhem gati t’i them mirëmëngjes, po më duket vetja idiote që përpiqem të flas me një qenie si karkaleci që, sigurisht, nuk e njeh gjuhën time. Dal. Kthehem. Karkaleci qëndron mbi derën e dollapit. Një ndjesi e acarimi ma çon dorën drejt shapkës. Bie telefoni. Bëj dush. Kthehem në dhomë. Karkaleci, përballë meje. Instinktivisht, vë peshqirin përpara. Fle. Zgjohem. Karkaleci qëndron te pllaka e vet. Pa u menduar, i them mirëmëngjes me ton familjar. Hap derën e ballkonit. Dal. Kthehem. Karkaleci s’është më aty. Bëj valixhet gati. Mbyll dyer e dritare. Dal.

Advertisements

Written by ak'll

Gusht 6, 2007 te 12:10 pm

Postuar te Dhe, Eter

65 Përgjigje

Subscribe to comments with RSS.

  1. Kafka?
    Die Verwandlung? (Metamorfoza?)
    Karkaleci “Ungeziefer” (ose Vermin ne gjuhe te inglizit)….

    Gletsch, bukur!!!

    PS lendeve kimike per vrasjen e insekteve te bezdisshem u thone insekticide. Krahu i gjelber thote ndiqni rruge biologjike. Pra fronti kunder kakrkalecave eshte gjithfaresh…. “zgjidh e merr” sic thoshte Fan Noli 😉 😀

    Dite te vizllueshme!

    Emigrant

    Gusht 6, 2007 at 1:10 pm

  2. sikur ta kisha shkruar une. Me kenaqe. 😉

    Selfmaderadio

    Gusht 6, 2007 at 2:20 pm

  3. ç’me kujtoi Emigranti Kafken.s’kam shume kohe qe e kam lexuar Metamorfozen dhe jam ende nen ndjesine e tij.
    E dashur vetem ti mund te shprehesh kaq bukur te zakonshmen..ke pa ti me hyri ne qef dhe mua ai karkaleci:)

    eni

    Gusht 6, 2007 at 2:29 pm

  4. …….dhe shkriheshim se qeshuri duke ndare karkalecin ne rrokje:(

    ET

    Gusht 6, 2007 at 4:19 pm

  5. @Emigrant: asnje metamorfoze nuk ndodhi; te pakten gjate tre diteve te permendura. Ndoshta me para, ndoshta me mbrapa. Anyway, flattered qe te solla ne mend Kafken. Duhet ta kem ne nje qoshe te nenvetdijes, se u bene vite pa e lexuar.

    Sa per vrasjen, une i vras ne menyre mekanike, se s’jane aq te shumte, po kur s’jane agresive, mund dhe te jene interesante, sepse te nxisin te mendosh p.sh. si mund te futesh ne komunikim me nje karkalec: duhet ta levdosh apo ta trembesh, t’i tregosh nje barcalete apo t’i kendosh nje kenge, apo…, apo… S’ka kuptim te lodhesh kaq shume, do thuash ti, se karkaleci as dy farat nuk i ka, por, s’eshte karkaleci qe eshte i rendesishem, jam une… 😛 😀

    @Eni, karkaleci iku. S’kam ç’te te bej.:)

    @ET, çfare ka apo s’ka leci, s’duhet ta influencoje gjendjen tende shpirterore…

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 5:36 pm

  6. @SM, e mora per kompliment. 🙂

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 5:37 pm

  7. Aklli shum faleminderit per poezine qe paske bere per mua (le chat )por a mund tja rrisesh pak kontrastin tekstit ?
    Ps: se lexokam dot 😦

    ET

    Gusht 6, 2007 at 6:04 pm

  8. mos do gje dhe te te krruaj kurrizin tani? 😛

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 6:11 pm

  9. Pergezime Akull-naja!
    Te ben per vete dhe kur e lexova heren e dyte papritur e pata zili karkalecin.
    Mos me keqkupto, Te lutem!
    Dua te them se kur autori arrin te transmetoj shume ndjenje tek lexuesi do te thote qe ka bere nje shkrim te mire.

    Kam pershtypjen se e kuptova se çfare do te shprehesh me karkalecin.

    e.selmani

    Gusht 6, 2007 at 6:15 pm

  10. rrofsh por s’qenka per mua
    Ps:kisha pare vetem ” ET ” 😦
    Ps-kryesore:shume me ndjenje ke pasqyruar ndjenjat njerezore te lecit 😛

    ET

    Gusht 6, 2007 at 6:19 pm

  11. me pelqeu shume shkrimi Akvll-naja.
    Te lumte !

    S. Eriozi

    Gusht 6, 2007 at 6:22 pm

  12. Erion, FLM! As mos te te shkoje mendja qe mund te te keqkuptoj! 😛 🙂

    ET, per ty: (lexoje emrin tat anglisht)

    O ET, o ET,
    ti per mua je si raki.

    Kaq per tani, se duhet me ece. 🙂

    p.s. Leci dhe ti do kuptoheshit shume mire. 😉

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 6:25 pm

  13. p.p.s. falendero dhe Z. Eriozi prej meje. 🙂

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 6:30 pm

  14. ….
    si raki. raki skrapari
    vdiqe ti na plasi cari*

    * like coca-cola 🙂

    S. Eriozi

    Gusht 6, 2007 at 6:38 pm

  15. Z. Eriozi, me serioz ju lutem! C’jane keto fjale te huaja?! (apo s’eshte fjale e huaj? 😛 )

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 6:46 pm

  16. Ç’ngjyrë ishte fustani?
    Pastaj, i vrisje me duart e tua (duart e tua janë ato?) ??

    S’e mbaj mënd se si quhet ai sindromi (mbase Elais që është nga ato anët andej duhet ta dijë), ku të sekuestruarit, pasi lirohen, ndjenë repekt dhe flasin mirë për sekuestratorët 😛

    Pace e Bene 🙂

    edrus

    Gusht 6, 2007 at 7:03 pm

  17. Ed,

    mbreme pashe nje film,“Das Leben der Anderen”, ku nje spiun i Stasit ne RDGJ, duke ndjekur nje çift artistesh, afeksionohet pas jetes se tyre. Ta rekomandoj fuqishem!

    Pace alla pace! 🙂

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 7:38 pm

  18. p.s. me duar, po dhe me kembe; siç e di, ne ketej i perdorim te tera gjymtyret. 😉

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 7:41 pm

  19. Vë re se pas disa lloj ‘ngacmimesh’… frymëzohesh dhe si në ekstazë hedh fjalë në letër, që përpara ‘ngacmimit’ do të të dukej budallallëk edhe po ti mendoje 🙂

    DUM NGACMIME DTË PËR DITË 🙂

    edrus

    Gusht 6, 2007 at 8:10 pm

  20. p.p.s. s’ka rendesi ç’ngjyre ishte fustani, e rendesishme eshte qe une mendoj se karkaleci ka te njejten shije si une.

    Tani nese do te dish se ç’ngjyre ka fustani im i preferuar, eshte i kuq, si ajo e kuqja te kreu i blogut.

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 8:10 pm

  21. Ne fakt, e pata nisur ne plazh kete te karkalecit, se siç e imagjinon dhe vete, ketej nga ne s’pipetijne specie te gjalla neper dhome perveç merimangave, por sot u poq tamam.
    Te tjerat po ia le imagjinates tende. 😉

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 8:15 pm

  22. E vërtetë, nganjëherë thuhet që është aq qetë sa s’pipëtin as miza….
    Pra dhe ‘Miza’ , sado e besdisëshme që të duket, nganjëherë është e nevojshme ;)…. por vetëm për ngacmime (dhe mjaft) dhe jo që të bëhet e ‘bezdisëshme :))))

    Natë të vizllueshme Akëll, se ka njerëz që do shkojnë në punë nesër… s’rrinë biblotekave si mizat ose në plazhe si puna jote 😉

    edrus

    Gusht 6, 2007 at 8:36 pm

  23. Gjume te vizllushëm, Ed!:)

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 8:39 pm

  24. Akullore,

    ishte kompliment. Do kisha dashur ta shkruaja vete. Por ti e bere, dhe shume me mire. 🙂

    Selfmaderadio

    Gusht 6, 2007 at 8:59 pm

  25. Komshije, ka karkalece per te gjithe. Jam e sigurt qe ti do e shkruash shume bukur ne stilin tend. Po filloj ta pres qe tani.
    🙂

    p.s. per kompliment e mora, pra! 🙂

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 9:02 pm

  26. akull-naja!Mberrita me vonese.Me mire vone se kurre.Po kur gjeta ate”karkalecin”qe “kulloste”mbi fustan.Mirepo une,pak djall nga natyra(keshtu kam qene gjithnje)mendjen e kam poshte fustanit dhe,sado qe ti s’ia prishe terezine,une e vrava.Se jam burre namusli,une…Dhe pse mos ta them,pak me mbeti qejfi qe mu tek “peshku…” as more mundimin t’u hidhje nje sy poezive te mia(Perjetesisht i dashuruar).Po ku ha ujku me te porositur.Pa komplimente te teperta,perseri je e vecante:po dhe ate “karkalecin”n; mos ma kishe zgjkedhur bucko.Ke shije dhe,jashte te gjithave,shkruan bukur.
    Perparim Hysi,6 gusht 2007

    Perparim

    Gusht 6, 2007 at 10:55 pm

  27. Perparim,
    s’je fare me vonese, je ne kohet, se akoma s’kam fjetur.
    Mire e bere qe ma ruajte nderin, se ne fëmrat jemi ca si lehta, u japim gishtin karkaleceve dhe ata pastaj na marrin krahun, megjithese ky imi iku vete, mbase e dinte qe dhe une isha per rruge, po kush e di ça kane karkalecat ne koke.

    Perparim, i lexoj gjithmone poezite e tua, dhe ciklin “Perjetesisht i dashuruar” e lexova, po s’pata dell per koment te hajrit, ndaj s’te shkruajta gje. Po duhet ta dish qe i ndjek me kenaqesi shkrimet e tua, sidomos poezite, pavaresisht a le gje me shkrim. Na sill sa me shume!

    Te pershendes!
    A.

    akull-naja

    Gusht 6, 2007 at 11:05 pm

  28. Mu nuk me pelqeu shume ky shkrimi i ketij drithprishesit. Si gjithmone vijne, prishin cer gjerne perpara dhe ose ikin ose cofin. Me gjate Akell me gjate.:)
    Hej ca te bejne “komplimenta” se kane marre vesh qe je goc e bukur. 🙂
    P.S. Na genjyen ata shkruesit e fatit qe do binte shi kete fund jave ketej nga memedheu. I kursym zoti per dhurata, i kursym. Ngelem me syte nga qielli! 🙂

    Kotherja

    Gusht 7, 2007 at 8:10 am

  29. Kothere,
    ne sa themi “shi”, Zoti na e bie ne dere…deri te enjten, rrebeshe te njepasnjeshme. Po a eshte kjo dhurate kur temperatura s’po i kalonte 25°?
    🙂

    Pershendetje!

    akull-naja

    Gusht 7, 2007 at 12:00 pm

  30. Dmth jkftkt !
    Se une e dashur Akell i mbaj men postimet qe bej, ose i lexoj perseri kur i harroj. 🙂 Ene qe ta filloja diten me humor dola ke komplimentat po nuk me ndoqe fare dhe pergjigjen ma dhe si kredencial ambasadori. 🙂

    P.S. Ta kam thene une nuk ja them fare per letersi, por meqe ai horri emigrant i pelqen shkrimet e tua, u hudh dhe une nga nje sy se mos marr vesh noi gja. Po gjalle ne bote se kuptoj ate qe kupton ai ke shkrimet e tua. 🙂

    Hej se mos mu zemerove ? 😉

    Kotherja

    Gusht 7, 2007 at 12:45 pm

  31. Kothere djali,
    te ndoqa, mor, te ndoqa, po s’te arrita dot, dhe prandaj ta ktheva me kredenciale… 🙂

    p.s. M’qafsh, me thuaj çfare kuptove? Seriozisht.

    p.p.s. Nuk te zemerohem ne bote une ty, sidomos tani qe ke degjuar qe jam goce e bukur… Se m’u kujtua nje shoku im qe thoshte: s’ka gje me te veshtire se t’i besh kompliment nje shemtire, se s’ta beson kurre… Kot qe kjo, sa per muhabet… 🙂

    akull-naja

    Gusht 7, 2007 at 1:01 pm

  32. Ah jo Akell,
    seriozisht, kam kohe qe nuk lexoj letersi, shume kohe. Dhe e kam te veshtire te kuptoj simbolikat aq me shume akoma stilet e te shkruarit. Jam analfabet krejtesisht. Dhe as qe marr guxim te bej komente, per asnje punim letrar i cfaredoo lloji dhe i kujdo qofte.

    Tani pjesa tjeter 🙂 Kjo me siper spjegon pyetjen time per inatin .
    Sa per ate komplimentin e shemtires, prandaj eshte prasi ne qarkullim qe te fluturoje no njona me presh apo pras. Se edhe ka ba vaki pranej. Po duket ai shoku jot te ka pare vetem ty dhe nuk e di cer eshte shemtia. 🙂

    Kotherja

    Gusht 7, 2007 at 1:42 pm

  33. Kothere, po me fut ne dyshime… ke pa ilegalisht ndonje foto apo si?

    p.s. po lexo pra pak, se ma hengre shpritin…:)

    akull-naja

    Gusht 7, 2007 at 1:47 pm

  34. Lezeçem… Ky karkaleci eshte i mbijetuar i bie…Shkrimi eshte intersant, po i bie te jete vetem fillimi…
    Kothere mos e vrit mendjen shume vlla, sipas Heminguejit mund te shofesh cfare te te doje kokrra e qefit… Psh… Une pashe nje vajze te bukur, me fustan jeshil, qe hyn e del nga shtepia dhe “bisedon” me karkalecin…Karkaleci qe e kupton se fustani jeshil s’ishte gjethe largohet i deshperuar… 😀 Sidoqofte nese do te besh filozofi mund ta kuptosh si marredhenie e njeriut me natyre, ne nje version te thjeshte… (ne fillim e vrasim, pastaj perpiqemi ta kuptopjme, ne fund ajo na braktis, fillon efekti sere shkrihen akullanjat) 😀 dmth ka shume menyra per ta pare une e pashe ne keto dy verisone…

    PS: Akull Emigrant me duhet ndihma juaj ne blogun tim….

    krasta krau

    Gusht 7, 2007 at 3:33 pm

  35. Sa me pelqeu ky shkrim me karkalecin! Edhe karkalecit ja ke bere zili me ato fustanet ngjyre bari qe te lene pa fryme dhe me hyrjet e daljet e tua ne dhome, a thua se po hyje e dilje per te bere shoqeri me lecin:))

    belle_fleur

    Gusht 7, 2007 at 6:52 pm

  36. akull-naja;
    E bukur me te vertete, me pelqeu 🙂

    @edrus : ajo sindroma qe thua ti njihet me shume emra, por nuk ka nje gje te caktuar, ose te pakten nuk kane arritur akoma ta fusin ne “regjistrin” e patologjive.

    Historia ze fill nga fillimi i viteve ’70 (nese e mbaj mend e nuk gabohem) kur nje grup hyn e nje banke per te vjedhur, por nuk ja arrijne dot te dalin sepse policia i bllokon. Situata vazhdon per gati nje jave, dmth. mbahen peng punonjesit e bankes per nja nje jave. Ditet e parafundit, policia ben nje nderhyrje, por punonjesit qe mbaheshin peng mbrojne me trupat e tyre kriminelet. Edhe mbasi dorezohen, te nesermen, punonjesit qe kishin qene pengje per gati nje jave, benin propagande ne media e pro pengmarresve te tyre. E gjitha kjo ndodh ne nje lagje te Stockholmit, ne Suedi, prandaj dhe me shume ne literature njihet si Sindroma e Stockholmit. Ne fakt, neper literaturen profesionale njihet me shume si “Sindroma e Bejerot”, emertuar keshtu mbas Nils Bejerot, nje psikolog kriminolog qe ndihmoi policine gjate krizes.
    Ne fakt eshte nje reaksion psikologjik emotiv qe vihet re ne njerezit e dobet emocionalisht perkundrejt rreziqeve “te forta” dhe impulsive (akute) te cilat prezumohen me nje fund “fatal”.

    🙂 njecike e gjate si pergjigje dhe per kete ju kerkoj ndjese. 🙂

    Beni

    Gusht 7, 2007 at 9:31 pm

  37. Krasta,Belle, FALEMNDERIT per komentet! Egoja ime prej shkruesi perkedhelet pa mase kur lexoj qe pjesa ka lene vend per imagjinate.

    Ben,
    mos kerko ndjese fare se asnje fjale s’ishte e tepert dhe space ka Gugla plot.Falemnderit!
    Ngelet te gjej tani se ku e kishte fjalen Edi. 🙂

    Pershendetje te treve!

    akull-naja

    Gusht 7, 2007 at 9:41 pm

  38. Akull flm qe kalove andej… une dua te di si mund te postoj diçka jo te plote ne faqen e pare dhe me vijim, pasi me ze shume hapesire keshtu sic i publikoj tani… do te te isha shume mirenjohes nese me ndimon… persh

    krasta krau

    Gusht 8, 2007 at 1:56 pm

  39. Krasta, ta lashe nje pergjigje nga ti, po ja dhe njehere ne rast se s’ka funksionuar, se s’arrij ta shoh ç’kam bere.

    Ky linku te shpjegon si behet qe ta zgjerosh e shkurtosh sipas qejfit postin.

    Pershendetje

    akull-naja

    Gusht 8, 2007 at 2:25 pm

  40. Beni , prandaj dhe unë ja dërgoja Elais-it që të na thoshte ndonjë gjë më tepër(si përfaqsuesja jonë në vëndet skandinave 😛 )
    Aklli, pikërisht për këtë e kisha:’pengjet’ ngelen të sugjestionuar nga ata që i kanë ‘kapur’ dhe vështirë se mund të çlirohen :P…. është sëmundje 🙂 e njoh mirë.
    Natë të vizllueshme (dhe qënka e kotë dhe tek peshku këto ditë…. paskan marrë përsipër vetëm të pastrojnë komentet)

    edrus

    Gusht 8, 2007 at 8:54 pm

  41. Ed, po kush ta ka fajin qe komenton jashte teme? Ankohesh pastaj qe te fshijne… 😛

    Gjume te embel!

    akull-naja

    Gusht 8, 2007 at 9:28 pm

  42. Pershendetje mike !
    C’ti bejme RL qe na kerkon “gatitu” gjithe kohes, s’na le as te leme nje koment te hajrit ne virtual.

    Do behem me e gjalle nga java qe vjen 🙂

    PS: poti yt i fundit me kujton shprehjen “Eci sa eci, ngeci dhe hoxhe karkaleci” 😉

    ELAIS

    Gusht 8, 2007 at 9:50 pm

  43. Aha…shoqe, une kujtova se kishe ikur larg kompjuterit dhe kurrizi e kellqet e mia u zilepsen pa mase… 🙂

    Shih RL ti, se VL ketu e gjen dhe pas nje jave.

    Pershendetje!

    akull-naja

    Gusht 8, 2007 at 9:57 pm

  44. Sonnet
    (on the grasshopper and cricket)

    The poetry of earth is never dead:
    When all the birds are faint with the hot sun,
    And hide in cooling trees, avoice will run
    From hedge to hedge about the new-mown mead:
    That is the Grasshopper’s – he takes the lead
    In summer luxury, – he has never done
    With his delights, for when tired out with fun,
    He rests at ease beneath some pleasant weed.
    The poetry of earth is ceasing never:
    On a lone winter evening, when the frost
    Has wrought a silence, from the stove there shrills
    The Cricket’s song, in warmth increasing ever,
    And seems to one in drowsiness half lost,
    The Grasshopper’s among some grassy hills.

    John Keats

    Gusht 9, 2007 at 5:47 am

  45. E dashur mos me thuaj qe pushimet kane filluar te mungojne roshtazi apo qe keto jane ndjenjat e se perdishmes tende ?

    Per filmit qe flet kemi folur pak tek blogu im po deshe me qeleshe shiko ketu : http://tenaneparis.canalblog.com/archives/2007/03/15/4319785.html

    p.s. sigurisht me pelqeu, azgje per te shtuar tek komplimentat mbase do t’i dyfishoja.

    tetena

    Gusht 9, 2007 at 9:13 am

  46. Whoever you are, thank you for the shivering verses!

    Tetena e dashur, falemnderit! Ne fakt ndjesia eshte e fillimit te pushimeve te kaluara, kurse mendimi, i fundit te tyre.

    Pershendetje!

    akull-naja

    Gusht 9, 2007 at 2:18 pm

  47. Höfn

    The three-tongued glacier has begun to melt.
    What will we do, they ask, when boulder-milt
    Comes wallowing across the delta flats

    And the miles-deep shag ice makes its move?

    I saw it, ridged and rock-set, from above,
    Undead grey-gristed earth-pelt, aeon-scruff,

    And feared its coldness that still seemed enough
    To iceblock the plane window dimmed with breath,
    Deepfreeze the seep of adamantine tilth

    And every warm, mouthwatering word of mouth.

    Seamus Heaney

    Gusht 9, 2007 at 3:58 pm

  48. Akullnaja tri gjuhëshe filloi të tretej
    Ç’do të bëjmë, ata pyesin, kur shkëmbi qumësht-peshk
    Të vijë rrëshqanthi përgjatë cektësive të deltës

    Dhe rrugica prej miljesh e thellë e akullit e vë
    në lëvizje?

    Unë e pashë, e thepisur dhe shkrep-rrasët, prej së larti
    e pavdekur, hi-bluar, dhe-hedhur, qafë përjetësish

    E ju frikësova ftohtësisë së saj, që prapë dukej e mjaftë
    Ta akullonte dritaren e avionit mjegulluar nga fryma
    Ta ngrinte currilin e lëvrimit të adhamtë

    Dhe çdo fjalë të ngrohtë, të gojëlëngshme të gojës.

    ADK

    Gusht 9, 2007 at 8:54 pm

  49. Der Winkel von Hardt

    Hinunter sinket der Wald,
    Und, Knospen ähnlich, hängen
    Einwärts die Blätter, denen
    Blüht unten auf ein Grund,
    Nicht gar unmündig.
    Da nämlich ist Ulrich
    Gegangen; oft sinnt, über den Fußtritt,
    Ein groß Schicksal
    Bereit, an übrigem Orte.

    holderlin

    Gusht 10, 2007 at 2:40 am

  50. Auf Albanisch?

    akull-naja

    Gusht 10, 2007 at 9:25 am

  51. Komshije,

    ndonje pasoje nga permbytjet? Juve atje ju ka japur keq fare, pashe dje ne lajme. Alles ok?

    Selfmaderadio

    Gusht 10, 2007 at 10:37 am

  52. Komshije,

    Dje me thirren ne polici kantonale dhe me moren ne pyetje nje ore rresht per te marre vesh a isha une pergjegjese per permbytjen apo reshjet. Prova kryesore ishte ajo poezia me lart e Haeney-t dhe e dyta, kombesia ime e dyshimte… 🙂

    Hej, seriozisht, falemnderit qe pyete. Ketej nga rri une, asgje e dukshme, fatmiresisht.

    Street Parade neser? 🙂

    akull-naja

    Gusht 10, 2007 at 10:54 am

  53. Do vish? Mua me ka dale nga qejfi. Por po diskutohet sot ne shtyp qe mund te jete e fundit. Me bej nje ze nese vjen 🙂

    Selfmaderadio

    Gusht 10, 2007 at 1:49 pm

  54. Po bej nje pershtatje nga kenga e vjeter e buburrecit:

    karkalec, o karkalec,
    ti gjithe diten rrin tuj ec,
    ec e ec e grumbullo,
    asnjehere ti nuk pusho….
    ec e ec e grumbullo,
    asnjehere ti nuk pusho….

    Emigrant

    Gusht 10, 2007 at 6:19 pm

  55. Auswanderer,
    u gezova se kujtova se kishe perkthyer ate poezine e Holderlinit, po dhe bub’rreci me ngazellen gjithmone… 🙂

    akull-naja

    Gusht 10, 2007 at 8:37 pm

  56. Pylli fundoset i gjithi
    Dhe si sythat, gjethet
    Varen në brendësi,
    e atyre
    Shtrati i luginës u çelet,
    Dhe nuk mund të jetë i shurdhët.
    Sepse Muji i përshkoi
    Këto vende,
    një fat madhor
    Shpesh mejtohet mbi gjurmën e tij
    Gati, përmidis rrënojave.

    Hold that Linen

    Gusht 10, 2007 at 10:13 pm

  57. Per perkthyesit:

    s’del gje me perkthime. Po te dilte do ishte martu edhe Fan Noli…. po aha…. 😉

    Happy weekend to everybody!

    Emigrant

    Gusht 10, 2007 at 10:49 pm

  58. Ore Emigrant, ne vend te perkthesh vete ndonje gje, s’le as te tjeret… 😀

    Falemnderit, “përkthyes”! 🙂

    akull-naja

    Gusht 11, 2007 at 12:02 am

  59. përkthyesi është i martuar buçko romantik, me një tufë lulesh fëmijë, djem e vajza, në përgjithësi sesi duket kur e thotë një beqar që shkruan vjersha të trishtuara dhe të braktisura. Fan Noli ishte beqar i vullnetshëm, ndoshta të kujton ndonjë që e njeh më mirë…rraso ortodoksësh besim katolikësh, po shpirt hedonist…dhe hej, mos më thuaj që bëre shaka, ti e di pse, ose e merr me mend.

    akullnaja, me nder qofsh, bëfsh hajër…ti e di për qejf ishin, dhe shih nuk po ta shkel syrin.

    përkthyesi

    Gusht 11, 2007 at 3:43 am

  60. perkthyesi, une doja te te nxisja te kerreje ndonje tenden, derman, se qejflinj letersie na ke ketu e letersise i gezonemi, po ti u nxehe e u gafurre sikur te shame, a i vrare…. urova edhe fundin e javes, si xhentellmen medemek, po hic qe hic, une me buk’ e ti me gure…. eh, do durojme, c’na ra e s’e hoqem, thuaj…. 😀

    Zene e mire te degjofshim, megjithate….

    Emigrant

    Gusht 11, 2007 at 3:59 am

  61. po ti gafurrosje quan qe kam fëmijë a i lënduar, e unë nuk nxeha or taj, po eksperimentoja…po mos duro ti o xhanan, fjalë ke dhe ti, shprehu, siç dhe u shprehe.

    përkthyesi

    Gusht 11, 2007 at 4:18 am

  62. Djemani,

    Jeni te mirepritur te sillni çdo gje qe ka lidhje nga afer a nga larg me letersine. Dhe ju falenderoj qe me perpara.

    Mund dhe te ziheni virtualisht per gryke, por pa gjak, sepse kete blog e vizitojne dhe goca te ndjeshme.

    Tezja ime dhe e Belles thote: nese keni ndonje shok beqar, silleni, se ne poezine e duam, por dhe te martohemi s’kemi gje kondra.

    Sigurisht, ju keni te drejte t’i interpretoni keto fjale si t’jua doje qejfi.

    Disclaimer

    Gusht 11, 2007 at 9:33 am

  63. Fundjave te vizllueshme te gjitheve!

    akull-naja

    Gusht 11, 2007 at 9:34 am

  64. Nga fotoja (nese eshte ky karkaleci yt) po duket si “karkalec robot”. Kujdes, mos e ka derguar dikush per spiunim

    buli3go:

    Gusht 18, 2007 at 5:43 pm

  65. Mirësevjen buli3go!

    Koment i denje per nje specialist te gadget-eve. 🙂

    akull-naja

    Gusht 18, 2007 at 5:57 pm


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: