akull-naja

Flash

with 31 comments

Ajri i nxehtë mbështjell trupin e mpirë nga kondicioneri i avionit.

Mola bren drurin e shtëpisë së re të tim eti,

Osteoporoza, eshtrat e vjetra të sime mëje.

Uji mbi asfaltin e nxehtë më ngjitet pas trupit.

Dielli grindet me mendimet e trishta,

Fitimtar më ulet këmbëkryq në majë të kokës.

Këngë gjelash, gjinkallash e guguçesh,

Miksuar me gulçima pompash e gjeneratorësh elektrikë.

Erë e njomë e Boboçes së vogël,

Përzier me smogun e Dajtit të madh.

Ankesa tezesh e pyetje xhaxhallarësh.

Presidentë të pazgjedhur,

Lajme, lajme, lajme,

Asgjë e re.

Rrëfime miqsh rreth avujsh alkooli e kafeje,

Mes tingujsh shurdhues e turmash gëluese,

Nari pi kafe te tavolina përballë,

Shpirti binjak ndoshta pi birrë një hap më tutje.

Grimca betoni patinojnë përjetësisht poret e mia më të imta.

Gërmadha pa histori,

Histori pa gërmadha.

Rolling Stones një mal kaptuar,

Aida, te lagjja tjetër.

Mbeturina kuq e blu mbi piramidën e bardhë,

Mumia e zezë kërcen deri në mëngjes

Në tekno të modës së fundit.

Lidhe qënin, ti moj qëne,

Lidhe, për kokë të sat’ ëme.

Unë, im atë, ime më, Kadareja, Markezi dhe Vlora.

Gjethet e ullinjve ftojnë vezulluese

Drejt vijash dielli mbi det.

Paqe.

…………………………………

Vapë, shumë vapë.

Ajri i freskët i aeroportit mbështjell trupin e molitur nga 40° permanente.

Një ekspres më përcjell me duar të dridhura.

S’dua të iki.

E pur si move.


Advertisements

Written by ak'll

Korrik 30, 2007 te 12:00 pm

Postuar te Eter, Ujë, Zjarr

31 Përgjigje

Subscribe to comments with RSS.

  1. Hajde, Gletsch, hajde!

    Shpyrtin pike pike ma nxore me kete…. perdite e me mire. Po kap hunden me dore te mos marr mesysh….

    Hollesira me vone. Kam nevoje per pak ajer…..

    Emigrant

    Korrik 30, 2007 at 1:42 pm

  2. E bukur Akull-Naja po pse shpirti yt binjak me larg e pse jo ne tavoline me ty ?

    Anonymous

    Korrik 30, 2007 at 2:10 pm

  3. Faleminderit, Auswanderer! Kur vjen nga ti, veshet e mi s’dine nga t’ia mbajne…:)

    Anonymous,FLM! Ku i dihet, ndoshta dhe ne tavoline me mua ishte… po ndoshta, ama. 😉

    akull-naja

    Korrik 30, 2007 at 2:20 pm

  4. Tani e morem vesh se si i kalove pushimet. Ndjesi te njohura me duken te gjitha. I ke pershkruar mire zhurmat dhe aromat.
    Mirese na u riktheve!
    Te pershendes!

    strangeMAN

    Korrik 30, 2007 at 2:37 pm

  5. Akull-nja!Shenome edhe mua.Ne gjithe kete “konglomerate ndjenjash”,pse c’kujtoje se do kendelleshe?.As mos e mendo:ky mozaik qe te vrete syte,te ngope edhe me”smog”.Megjithate,sic gjykoj une,eshte nje peizazh shqiptar.Peneli yt,penel i nje piktori peizazhist,eshte,gjithesesi i dahsur.Urime!
    Perparim Hysi,30 korrik 2007

    Perparim

    Korrik 30, 2007 at 2:57 pm

  6. StrangeMAN,Perparim, falemnderit!

    Do doja te jepja me shume hollesira, po keshtu doli e s’e prekja dot me.

    Ju kam te dyve shume zili per rimat, sidomos rimat e dyfishta te Papit, po ç’te bej, s’eshte me te thene…:)

    akull-naja

    Korrik 30, 2007 at 8:12 pm

  7. “Ankesa tezesh e pyetje xhaxhallarësh” – me duket se jemi te predispozuara te vuajme nga ankesat e familjes deri kur te kemi arritur momentin final, finding the man:)) Kur flas me time me ne telefon lus veten mos te me pyese per “certain things” sepse pergjigjia eshte ajo qe ke permendur me lart, “asgje e re”:))

    belle_fleur

    Korrik 31, 2007 at 12:43 am

  8. @ belle: eh jo xhano, kini pretendime shume ju rinia e sotme, pa s’ua ka fajin hic tetua… 😉 😛

    Emigrant

    Korrik 31, 2007 at 3:19 am

  9. esence shume e ndjere e realitetit shqiptar!rrofsh Akull!

    eni

    Korrik 31, 2007 at 6:30 am

  10. Eni, FLM!!! 🙂

    Ti Emigrant, do rrish urte se qeke me keq se tezet e mia! 😛 🙂

    Belle, salut! 🙂

    akull-naja

    Korrik 31, 2007 at 10:22 am

  11. Keto tezet dhe hallat sikur jane te nje marke te gjitha. Vuajne nga i njejti defekt.

    Terr terr terr muhabet burrash, martese…. nuk u mbaron njehere bateria. Ti veme te na prodhojne energji elektrike, do i nis nje leter te hapur drejtorit skilipec të KESH-it. Do kemi eneergji dhe per eksport kesisoj, do eci para ekonomia e vendit do hyjme ne BE, rritet tregu i burrave…. etj etj ahahaha

    Thuja nje here tezes ICE, se une ja thashe times dhe ka rene pak urte..

    redBonsai

    Korrik 31, 2007 at 10:48 am

  12. hahahahhahahahahah! E madhe, RedBonsai! 🙂
    Mire qe s’e di tezja si eshte tregu i burrave ne Evrope… keta te mite importojne nga Afrika, p.sh… 😛 🙂

    akull-naja

    Korrik 31, 2007 at 11:00 am

  13. Nejse rritja ekonomike ne saje te prodhimit te shtuar energjetik, sjell mundesi per te shtuar importet dhe turizmin, mund te importojne dhe nga Machu Pichu ata po te duan, madje pasi ta kene kontrolluar mallin ne vend!

    redBonsai

    Korrik 31, 2007 at 11:03 am

  14. Rri o lal, se po u futem ne n’Evrope, keta s’do importojne me nga Afrika, po nga Shqiperia,se do jete prodhim i çertifikuar, e ne prape pa gjo do ngelemi… 🙂

    akull-naja

    Korrik 31, 2007 at 11:13 am

  15. Se zakonisht shpirti binjak qendron ne tavoline.

    Anonymous

    Korrik 31, 2007 at 12:31 pm

  16. redbonsai dhe akull: ah mos vdekshi ju mi goca..:D

    anonim: te ishte ne tavoline , nuk do qene çare kaq shume derrasa dhe si perfundim , nuk do qene keqperdorur pyjet 🙂 (pergjigje alla Redbonsai, ja vodha markes:D )

    eni

    Korrik 31, 2007 at 1:40 pm

  17. Eeeeh, me shije si gjithmone akullnaje. Me pelqejne shkrimet e tua, po sec kishte dicka qe me pelqente edhe ajo periudha kur nuk po shkruaje 🙂
    Emigrant, pershendetje :).

    Roni

    Korrik 31, 2007 at 1:52 pm

  18. Roni, mos u boj kaq individualist…. 😀

    Ne kena pas ftofet shume knej…. brrrr… shyqyr qe dul pak diell me ne fund thuaj…..

    Si te ka vellai ty?

    Emigrant

    Korrik 31, 2007 at 1:55 pm

  19. Emigrant vellai na ler per koken tende se mjaft degjoj nga ime me, pretendime pretendime, mos ju shto dhe ti listes se s’mban me pilafi uje:))

    belle_fleur

    Korrik 31, 2007 at 5:37 pm

  20. Eh Roni, Roni, dhe mua me pelqeu qamet ajo periudha kur s’po shkruaja, po dhe kjo me te shkruar me shijon, dhe pse jo ne te njejten menyre. Nji her’ kshu, nji her’ ashtu! 😉
    Te pershendes!

    p.s. apo e kishe llafin qe me mire ia bej te mos shkruj fare? 🙂

    Eni, qashtu posi! Perdorim me i sakte i shpyllezimit s’kish ku vente. 😉 🙂

    Belle, une iu them qe vete e kane fajin se kur dilsha me njerin qe s’kish sy per shkolle e per zanat, nuk e shikonin dot; e donin me dy universitete (nderkohe une isha vetem ne gjimnaz…) Tani i kane ule pretendimet te tetevjeçarja, po ç’e do, shume vone…ata me tete klase shkolle jane martuar qekuri… 😛 😀

    akull-naja

    Korrik 31, 2007 at 7:07 pm

  21. Akull-Naja mos t’u mbarofte frymezimi as per postime e as per komente 😉

    PS: Fisi ne fillim do burre pastaj aheng e dasme te mbushin barkun pastaj kalamaj, pastaj shkolla kalamajsh …. pastaj vizita me te shpeshta, me te shumta, me me bereqet…. harrojne qe s’ka me “Ga-Na” si ne perralla 😉

    ELAIS

    Korrik 31, 2007 at 7:51 pm

  22. Aklli, mos e nga me muhabetin se e ke vulosur t’u befsha:)) Kur thote dhe Elais, fisi dhe shpija s’mbarojne kurre me kerkesa. Sa martohet njeriu thote se ka rene rehat, pastaj fillojne jo po bej nje cili, medemek se e rris une, thote maja, ah lum si ne per ndihmat qe vine familja:))

    belle_fleur

    Korrik 31, 2007 at 8:15 pm

  23. Cupani, une e kam ndare mendjen, kur te mbush tridhjete,do marr nje shokun tim zviceran qe do e prezantoj si burre (hec e mushi menjen qe do jete vetem per tu shtire, po nejse, kjo eshte çeshtje tjeter…:)), e do bej nje zijafet te madh e t’i ftoj tere fisin te kercejne, te kendojne,te hane, te pine sa te denden, e te me lene rehat. Keshtu dhe une festoj hyrjen ne dekaden me interesante te jetes, dhe ata gezojne… 😀

    akull-naja

    Korrik 31, 2007 at 8:20 pm

  24. ide e mire..dhe une te njejten gje vendosa te bej:D

    eni

    Gusht 1, 2007 at 8:58 am

  25. Po pse akull-naje kur ke njerez qe me te vertete te duan do besh ashtu.

    Anonymous

    Gusht 1, 2007 at 10:00 am

  26. Anonymous, jane muhabete grash keto. 😉

    akull-naja

    Gusht 1, 2007 at 10:01 am

  27. Po te burrave cilat jane akull-naja ?

    Anonymous

    Gusht 1, 2007 at 12:30 pm

  28. Kur s’e di ti, une do te ta tregoj? 😛 🙂

    akull-naja

    Gusht 1, 2007 at 12:31 pm

  29. ashtu me te lumte! mbase do zene mend per here te tjera dhe s’te lodhin me me pyetje, por pak me dyshim duke ditur si jane prindrit shqiptare:))

    belle_fleur

    Gusht 1, 2007 at 3:53 pm

  30. Akullnaje, dy veta ka ne kete bote qe nuk do thone kurre qe te mos shkruash fare, une dhe Auswanderer 🙂
    Pershendetje te dyve, jeni great.

    Roni

    Gusht 2, 2007 at 8:44 am

  31. Roni, two is meglio che one! 😉 😛 🙂 (ne ju kujtohet reklama per nje akullore qe kish gjysmen me granel’, straciatel’, dhe gjysmen tjeter me akullore 90% panna mes due biscotti di pandispagna…s’me vjen emri per qamet… nejse, e di ti si me rritet mendja mua kur me lexon me gjithe internetin breshkor ne Shqiperi…:)

    Pershendetje!

    akull-naja

    Gusht 2, 2007 at 10:27 am


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: