Lërmë…
Ti je korrekt, tepër korrekt, që ditën e parë më the që s’je i disponueshëm. Diçka m’u gris përbrenda kur shkrova se s’do kërkoja asgjë prej teje. Tek e fundit, erdha pa ftuar, s’mund të prisja ta gjeja shtruar me servise argjendi e gota kristali. As i mendoja këto; veç kurioziteti më shtynte drejt teje. Po ti je i kujdesshëm, e njeh me siguri statisticieni probabilitetin e dëshirave të mia. E unë i respektoj shkencat pothuajse ekzakte, më shumë se ato ekzaktet, se kanë diçka njerëzore brenda, përsihatjet e brezave të tërë për të shpjeguar të pakuptueshmen e për të justifikuar gjestet instinktive. Për më tepër, ti më jep gjithë lirinë, pa asnjë angazhim. Ti më jep mundësinë të jetoj siç kam dashur gjithmonë: e pavarur. Unë të jap energjinë e rinisë time. S’më përzë asnjëherë, gjithmonë një fjalë të mirë, gjithmonë një qoshe për mua. Dhe për Krishtlindjet që kalon gjithmonë me të tutë, më bën gjithmonë një vendth, po unë largohem që më përpara, më trishton ideja që s’mund ta ndaj dot plotësisht me ty këtë festë që është më shume e jotja se imja. As unë s’të lë kurrë për kohë të gjatë. Herë pas here largohem, me trishtimin që rritet sa më shumë afron dita e nisjes. Shkoj larg prej teje, drejt tokash të vjetra a të panjohura. Ditët e para me mungon çdo grimcë e jotja, mundohem të të prek në çdo lloj mënyre. Mandej, pak nga pak, zbehesh. Me ty dhe hidhërimi im. Drita të reja më ngacmojnë, forma të reja. Ti ndoshta s’e vë re mungesën time, ndoshta bëhesh xheloz, por veten s’e jep. Të shoh nga larg e më dukesh më i bukur po dhe më i paarritshëm se kurrë, po kjo s’më vret, përkundrazi, të kuptoj më qartë. Ndjesi të reja më dehin, e lëshoj veten krejtësisht në rrjedha premtimesh që ti s’mi ke bërë kurrë. Dëshira për të të lënë përgjithnjë më gërryen, dua të rri mes atyre aromave eksituese që aq shumë më çojnë shpirtin peshë. Por prapë kthehem, me gjithë padëshirën për t’u bërë njësh me ty. Ditën e parë s’dua të të afrohem. Çdo gjë jotja më pështjellon stomakun. Kurse ti i gëzohesh lëkurës sime të lëmuar nga të tjera ujëra, rrëzëllimi i diejve të tjerë në sytë e mi të mahnit, të dukem më e dëshirueshme se kurrë. Pastaj, dalëngadalë, rizbuloj anët e tua diellore, lirinë që më jep pa më dhënë atë çka dëshiroj më së shumti. Më habit si të ishe risi, çdo qosh yti më ngazëllen, çdo ditë me ty e jetoj si të ishte e fundit. E kështu rifillojmë nga e para. E unë prapë s’arrij të jepem e tëra. E as ti s’më jepesh i tëri…
Akull-naja!Ke vershuar si gjithmone.Mua,per vete,si plak qe jam me “mbyte”fare.Ke akumuluar energji clodhese dhe ne kete shkrim ke pak ngjasi me magmen e vullkanit qe leshon gjithe ate llave.E,megjithate,kjo llave perveluese ke pare qe me kendell.
Perparim Hysi,28 korrik 2007
Perparim
Korrik 29, 2007 at 1:19 am
Wow… paske njohur Ylli Pangon në Shqipëri?
edrus
Korrik 29, 2007 at 3:16 am
Laurent
Bukur Akuvi.Nuk e di po me duket se shoh paksa nuanca trishtimi tek shkrimet e tua e paksa edhe
”guerra e pace” ne to
pershendetje e gjithe te mirat.
Anonymous
Korrik 29, 2007 at 6:08 am
Papi, me gezove qe e gjete shtepine. Si gjithmone me nje kompliment ne goje. 🙂 Faleminderit!
Ed, kush eshte Ylli Pango?
Laurent, faleminderit! Per hatrin tend, e ardhshmja do jete pa asnje pike trishtimi. S’di si do ia bej, po do e bej. 🙂
Te djele te bukur te gjitheve!
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 9:16 am
p.s. Kothere, do më? 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 10:00 am
Na knaqe me kte shkrimin. Te diele te bukur dhe ty:)
gjethi
Korrik 29, 2007 at 11:06 am
Ehe,
ke te drejte kur thua qe e shkruajtura bukur eshte “gjysma”, se ne fakt ajo gjysma tjeter te beka te vush pak me duket. Po si histori “varesie” me duket, manare e bukur qe edhe pse di qe do “shkosh ne thike” ti rri aty larg dhe kthehesh, rikthehesh per te rishkuar ne “thike”.
Po kot nuk kam thene une qe vera e vjeter eshte bere per t`u pire !
P.S. Biletat Zyrih – Tirane kane ulje çmimi apo ja fus kot une ? 🙂
Kotherja
Korrik 29, 2007 at 11:22 am
Mirë që je në Zvicër dhe i drejtohesh kështu… po sikur të ishe në Amerikë??? 😛
P.s:Ylli është i vetmi staticien që njoh në Shqipëri :), kujtova se mos ishe “dashuruar” me të… i takon të jetë sa yt atë tani 🙂
edrus
Korrik 29, 2007 at 11:28 am
@Ed: sikur te isha ne Amerike do t’i thosha: ja ku u ktheva prape te ti. Te rigjeta te madh, te paane, pa paragjykime, plot me premtime, plot me endrra. Ti kurre s’me refuzon asgje, veç me duhet te zgjas doren(mundimshem ndoshta) e te arrij mollen qe ti kurre s’ma ndalon. Ti kerkon prej meje ekskluzivitetin e perkohshem per t’u bere mandej imi pergjithmone,per t’u bere e jotja pergjithmone, per te bartur emrin tend si tatuazh mbi lekuren time te nxire veç nga dielli yt… etj., etj…. 🙂
Per Pangon, s’paskam pase kaptuar gje fare, po nejse, ti ma fal besoj. 🙂
@Kothere: verja emrin si te duash, po ne jemi gjithmone te varur prej diçkaje, prej deshirave tona ndoshta…
p.s. po ja fut kot. 😛 🙂
@Gjethi: Sa bukuuuuuur! Merciii dhe nje here! 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 11:45 am
Një gjë atje është e sigurtë.. aromat stallore me një president cowboy do të ndiheshin më tepër 🙂
P.s:do të më vinte keq për humbjen e bardhësisë së lëkurës 😛
edrus
Korrik 29, 2007 at 12:08 pm
Ed,kalo njehere ketej nga ne, e ta shohesh ç’do me thene arome stallore. 😉 🙂 Por e bukura ketu eshte se, ngjitur me aromat stallore, ke teatro gjigande ku luhen opera e balete me nam, ke ekspozita e muze te permendur, ke restorante e bare te klasit te pare, sa tradicionale aq dhe moderne, ke universitete te vjetra qe vlejne 1 milion here ate qe ti paguan si takse regjistrimi, per te mos folur per natyren, qe tani ne vere, eshte me e mrekullueshme se asnjehere.
p.s. lekura ime ka nje te mire, nxihet shume shpejt, por behet po aq shpejt e bardhe. 😉 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 12:16 pm
Sepse kam kaluar me qindra herë (chiasso-Basilea A2… mendrisio,lugano,bellinzona,lucerna, emmen(tal!!)) të them që je mirë atje ku je 😉
edrus
Korrik 29, 2007 at 12:35 pm
Me le ketu, Ed. Ato pjeset nga paske kaluar ti jane me verte kulme te natyres. Tiçino dhe Zvicra Qendrore me kepusin shpirtin fare… lene, lene… 🙂
Po dal tani sa s’ka flluar ndonje shi e te me beje ta shoh Zvicerlandin me sy te keq. 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 12:39 pm
@gjethi: kriminalisht bukur! Ku e gjete!?
La vita e bella – une nuk di se si dhe a mund te konkurrohet ndonjehere ai film. Cope ta ben gjongulin, dhe nga cdo cope mund te gjenerosh nje gjongul te ri te tere (per ata qe s’e dine: gjongul = shpyyy…rt). E c’me bere te djele ne mengjes, o gjeth… nga ana tjeter eshte e zonje e shtepise qe con ne gjera te tilla bitter-sweet, apo me behet mua?….
Gletsch, kouniteti virtual po shqyrton vednimin per ta ndaluar vajtjen ne allbani per nje kohe te pacaktuar… ndryshe na beri gjemen Ylli Pango me formula … 😉 😀
Mirserdhe – fuqishem si gjithmone!
Emigrant
Korrik 29, 2007 at 1:52 pm
kurrsesi per me sfidu gjethin, por une po sjell kete:
edhe kete:
edo, mos me thuj qe s’te pelqyen….
eh c’na kan bo kta itoljont ne! historikisht…..
gjithe fjin e ka gjethi, sidoqfte.
Emigrant
Korrik 29, 2007 at 2:09 pm
“Picolo grande amore”, tashmë është një motiv i stërpërdorur dhe pothuajse s’bën më përshtypje, por “parla piu piano” për mua ngelet MADHËSHTORE (fillimisht e njohur vetëm si melodi e “Padrino”-s o Godfather:) )
Parla più piano e nessuno sentirà,
il nostro amore lo viviamo io e te,
nessuno sa la verità,
neppure il cielo che ci guarda da lassù.
Insieme a te io resterò,
amore mio, sempre così.
Parla più piano e vieni più vicino a me,
Voglio sentire gli occhi miei dentro di te,
nessuno sa la verità,
è un grande amore e mai più grande esisterà.
Insieme a te io resterò,
amore mio, sempre così.
s’e kisha parë asnjëherë këtë këngëtar (mbaj mënd një version të Gianni Morandit me këtë temë)
Më bëre që t’ju shkruaj edhe fjalët ndërkohë që e dëgjoja 🙂
edrus
Korrik 29, 2007 at 3:05 pm
Kjo ishte për t’ju kthyer tek tema e postimit… prandaj mos u largoni nga tema, se Aklli NXEFET … ops, dhe pastaj…
edrus
Korrik 29, 2007 at 3:38 pm
Ho me, e paskeni bo “prekni nostalgjine tuaj” muhabetin? S’guxo robi t’ju leje vetem… 😛 🙂
Rrofshi djema, rrofshi! Ku do kumbisesha pa ju?!…
p.s. heren e ardhshme ne memedhe do gjej Ylli Pangon e do e pyes se si e qysh e shef ai ket’ pune, se ai ô tamam i kesaj fushe( ne plazh e siper u kujtova qe eshte sociolog.) 😉 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 5:37 pm
Komshije,
shperthim i bukur. Me pelqeu shume. Poetik. Cfilites. Tani qe po te shkruaj bie shi ne Zurich. 😉 Por e vertete. Ne vere nuk ka kuptim te largohesh nga Zvicra. Pa te ngelet vetem trishtimi. Mireserdhe:)
Selfmaderadio
Korrik 29, 2007 at 7:27 pm
Hajde frymezim hajde! Vertet unike ne menyren e te shkruarit dhe per kete te pergezoj!
p.s. glad ur back:))
belle_fleur
Korrik 29, 2007 at 9:08 pm
@SR: Komshije, dhe ketu po bie shi me gjyma, po do ti qe po me duket i bukur, aq shume me kish marre malli… 🙂 E di qe me kalimin e kohes do shtohet grija, sidomos andej nga nentori kur te vjen te ikesh pergjithmone, po preferoj t’i gezohem ketyre diteve te “dashurise” qe me kaplon sidomos pasi kthehem nga memedheu. 🙂
Kurajo, se te marten do dale dielli prape!
@ Belle: Faleminderit! Glad to be back too! 🙂
akull-naja
Korrik 29, 2007 at 9:54 pm
me ka marre malli per evrope! dua te marr pak ajer evropi. me shi a pa shi, si te jete. by the way, atje nga memedheu po luten tu bjere nje pike shi. ne zvicerland luten ishalla nuk bie. no fair, isn’t it? ketu nga une (Georgia, USA) eshte nje qiell si i verdhe sot, qe nuk e sheh kurre nga evropa…. what “vanilla sky”? … jo per zotin, as ashtushe s’eshte!
shkurt muhabeti, na merr malli per andej, EU dhe non-EU…. Ed, meqe ke bredhur shume, e ke bere Inntal Autobahn qe lidh Italine me Gjermanine?
Emigrant
Korrik 30, 2007 at 12:38 am
@Emigrant, e kam bërë disa herë, por shpeshherë e kaloj me tren (trento-Kufshtein)Austrinë(sepse s’lejohet parakalimi i kamionave 🙂 )
Për të mos llogaritur që Insbruk-un e konsiderojmë si lagje ‘tonën’ (e kam më afër se Romën)
edrus
Korrik 30, 2007 at 2:53 am
Ed, e kane pas merak ate punen e ndotjes se ambjentit nga maunet kahere austriaket.
Nuk di a ke ndenjtur ne Tirol (Innsbruck). Nqse po, a te ka rene ne sy sa te bukura jane ne pergjithesi tirolezkat? Kane dicka malesore, si tropojanet a kukesianet te ne – natryisht me tjeter mirmbjatje; tek e fundit Tiroli dhe Vorarlbergu jane nga landet me te pasur ne Austri dhe Evrope sa per ate pune….
Ma plaset shpirtin ju qe jeni ne evrope; ma beni gizili keqas…. Dua te gdhihem atje dhe te pi nje KAFE te vertete, gjithe arome… qe te mbush shpyrtin…. edhe ajri alpin po ashtu…. gjysmen e mbreterise per te dhene!
lumsi ju!
Emigrant
Korrik 30, 2007 at 4:51 am
Po ju prisni sa te zhdukem une qe t’ia plasni muhabetit me njeri tjetrin? 🙂
Qiell i verdhe…ça s’ka andej nga ju, Auswanderer. Po je i mireseardhur te pish nje kafe me se te vertete ne Zvicer. Ti qe i ke qejf ajerportet (apo gabohem?), ne Zuerich Flughafen behet kafja me e mire ne gjithe Zvicren. Vjen me ajerplan, pi kafen, dhe iken zurueck. Po te sillesh mire, te prezantoj dhe nje shoqen time nga Appenzell, Innere Roden, eshte gati si tirolezkat, 😉
akull-naja
Korrik 30, 2007 at 7:53 am
laj thaj, 100 njerez ka appenzelli. thone qe jane inbrid:D
Selfmaderadio
Korrik 30, 2007 at 12:08 pm
sa me kishte marre malli per shkrimet e tua..kisha ca dite qe nuk futesha dot ne net dhe dje ne darke i morra disa shkrime ne flash disk dhe i pertypa per qefin tim..me kenaqe Akull me kete, ke nje zotesi te habitshme te zbresesh ne palcen e sencacioneve njerezore…Pjesa qe me drodhi me shume qe “E unë i respektoj shkencat pothuajse ekzakte, më shumë se ato ekzaktet, se kanë diçka njerëzore brenda, përsihatjet e brezave të tërë për të shpjeguar të pakuptueshmen e për të justifikuar gjestet instinktive.”
edhe une si ti mendo ketu..dite te vizllueshme e plot frymezim!
eni
Korrik 31, 2007 at 6:33 am
Eni, mos na i thaj me syte keshtu. Jam flattered qe me lexon me qejf dhe te falenderoj sinqerisht! E shijoj vertete te shkruarin e fale inkurajimeve tuaja kjo kenaqesi ka zgjatur. Sa per shkencat gati ekzakte, vete, kam pase nje profesor mizerje ne statistike dhe s’e honepsja dot, megjithese merrja nota te mira. S’kam si te mos falenderoj mikun tone Emigrant, qe me shkrimet e veta gjysem statistike, gjysem kafe turke, te ben te kesh per zemer dhe statistiken. 🙂
Dite te vizllueshme dhe ty!
akull-naja
Korrik 31, 2007 at 11:09 am
te falnderoj une per shkrimet guximshem te sinqerta! sa per Emigrantin ta mbeshtes fort mendimin:)
eni
Korrik 31, 2007 at 1:36 pm
Ps: Ky eshte Ay mi ? 😛
http://img409.imageshack.us/img409/241/pict1927qc4.jpg
ET
Gusht 1, 2007 at 4:06 pm
Heheheh! Na thave syte ET! 🙂
p.s. Jo,jo, nuk është AY. 😀
akull-naja
Gusht 1, 2007 at 4:13 pm
Takohemi ne Materhorn ?
ps: e kam afer:D
ET
Gusht 1, 2007 at 4:17 pm
p.p.s. AY eshtë ky:
http://www.cnn.com/WORLD/9512/russia_elex/russia_man.jpg
:p
Kur të duash. 😉
akull-naja
Gusht 1, 2007 at 4:19 pm
Qekeni kenaqur me kenge italiane dhe histori dilemash dashurie, cbera qe kalova kaq vone…
Akull gjithashtu mendoj se askush nuk jepet deri ne fund… flm qe ke perfshire blogun tim, me emer dhe mbiemr madje 😀 😀
krasta krau
Gusht 4, 2007 at 9:33 pm
Krasta, heren tjeter ne krie te detires!!! 🙂
Rri tani se jam gati te filloj nje diskutim mbi fundin. Jo po ku eshte fundi? Jo po a eshte fundi i njerit fund dhe per tjetrin? Etj., etj.. :))
Ishalla te kane dhene pushim neser e t’ia plasesh me ndonje plazh se s’ka pare njeri hair nga karrikja nje muaj rresht. 🙂
akull-naja
Gusht 4, 2007 at 9:42 pm