Gjyshi
Kthehem nga shkolla. Këmbët i kam qull. Jashtë bie borë e madhe. Sillem përqark. Sot s’vajta te gjyshi. Shumë larg. Shumë ftohtë. Gjyshi është sëmurë. Gjyshi është i vogël. Gjyshi më tregon përralla duke pjekur gështenja. E ka kapur ai bronkiti i poshtër. Ai që e kap gjithmonë në dimër. Po e marr në telefon. Më përgjigjet Sibija. Sibija është komshija që banon sipër gjyshit. Sibija është e madhe. Me flokë të verdha si fshesë dhe me sytë bojëqielli të hapur. Sibijen e kam shumë frikë. Sibija bën gjilpëra. Më pyet me zë të vrazhdë kush jam dhe më kalon tim atë. S’kuptoj më asgjë. Ç’do im atë në orar pune te gjyshi? Dhe ky më pyet me zë të vrazhdë se çfarë dua. S’di çfarë i përgjigjem. Më thotë ta lë rehat se ashtu kanë një problem. Ulem afër komodinës. Nxjerr kutinë me llokume jeshile. Llokumet më ngjiten nëpër dhëmbë. Qaj. I fshij lotët me mëngë. Qaj. Fshij hundët me mëngë. Qaj. Troket dera tre herë. Është mami, ajo i bie tre herë. I hap derën. Ç’ke moj nënë, më thotë, ç’të ka gjetur? Gjyshi, i them. Ç’ka gjyshi, më thotë. I tregoj për Sibijen dhe babin, që mu përgjigjën në telefon te gjyshi. Po jo moj nënë, më thotë, gjyshi është mirë. Sibija ka ardhur për dajë Selimin. Kishte vajtur për vizitë. Pati një krizë zemre. Vdiq. Tërheq hundët fort. Laj sytë me ujë të ftohtë. Gjyshi është gjallë.
Sikur ta kishe bere pak me te gjate shkrimin ….
Fundjave te vizllueshme!
Erisel
Gusht 18, 2007 te 7:42 am
nuk e di pse me kujtoi shkrimtaret dhe atmosferen melankolike ruse.bukur e ke pershkruar psikologjine e femijes..
vizllim mendje dhe dite paç:)
eni
Gusht 18, 2007 te 7:55 am
Interesant përqasja që i bën ndjenjave të voglushes, frika nga ‘ajo që bën gjilpëra’ dhe dashurinë e pamasë ndaj figurës së gjyshit, që përveç që do të ketë qënë më i dashur me ty, do të të ketë dhënë me shumë karamele se daja (i ndrittë shpirti atje ku ka shkuar).
Ndërsa sot po të ishe djalë… do të kishe mendim tjetër ndaj infermiereve (il fascino della uniforme
).
Po ti s’mund të jesh djalë…
..sepse po të jesh hallë…
… i takon të kesh…
pra do të të thërrisnin dajë…
.. ndokush do të donte më shumë tezen… OHUUUUU, po bëhem lëmsh… më ëirë që s’je dajë
edrus
Gusht 18, 2007 te 10:25 am
Kemba kembes po te ndjek
E merr vesh,o Akullanje?
Qe me ty aspak nuk pjek
Mos kutjo se e kam kollaj.
Ekutpoj ti qan per gjyshin
(e kush valle te do me teper)
Pas e ke Perparim Hysin
Te kupton se eshte i vjeter!
Disa here eshte bere vet gjysh
Gjuha shkon ku dhemb dhemballa
Mua ky shkrim me hyn ne”mish”
Se me dhemb me shume plaga.
Pergezime babagjyshi!
Perparim Hysi,18 gusht 2007
Perparim
Gusht 18, 2007 te 11:36 am
Ah dashuria e gjyshit s’ka te krahasuar me asnje dashuri tjeter, perkedhljet dhe ngrohtesia e duarve te tija s’mund te krahason me askend tjeter. E bukur Aklli!
Dite me xixa xixa:))
belle_fleur
Gusht 18, 2007 te 1:22 pm
Komshije,
keto te shkurtrat te fusin te dridhura.
Selfmaderadio
Gusht 18, 2007 te 2:43 pm
O Akull,o zemra ime,po si do t’ia beja une pa shkrimet e tua ?! Ma ke thy zemren fare me ket tregimin. Shume te puthura nga shoqnia vjeter
Anonymous
Gusht 18, 2007 te 2:47 pm
Komshije,
librat dhe fletoret e tua kane marre formen e nje kalashnikovi.
))
Selfmaderadio
Gusht 18, 2007 te 2:49 pm
Figura me e dashur. Heroi im, gjyshi.
Komplimenta per shkrimin. Koncentrat.
Te pershendes!
strangeMAN
Gusht 18, 2007 te 3:27 pm
Anonim,
Perqafime!!!
po ver pra nje nick, se ngela duke te kerkuar gjurmet neper internet, per t’u siguruar qe je ti dhe asnje tjeter.
p.s. mos humb!
Erion,
mua me pelqen te mendoj qe gjerat e mira jane me pakice.:)
Ed,
po te isha djale, do me therrisnin daje. Daja vdiq. Kjo sjell qe une do kisha vdekur. Pra me mire qe s’jam djale.:)
p.s. andej nga anet tona, daje u therrasin dhe kusherinjve te nenes apo gjyshes, te larget e te afert. Kjo, aspak per te justifikuar çlirimin e kalamanit qe isha une, kur mesoi te verteten e hidhur.
Perparim,
me fute ne borxh… FALEMNDERIT!!!
Belle, Eni,
nje pershendetje nga FF!
Komshije,
falemnderit!
p.s. nuk eshte kallashnikov, eshte gjysma e nje guri shahu, po sikur u çformua pas ca shtesave qe bera, dhe duhet te merrem pak me anen artistike.:)
StrangeMan,
falemnderit! Gjyshi, per mua eshte figure qe s’e pershkruaj dot me fjale. I vetmi imazh i mundshem eshte ai i dashurise. Siç thua ti, heronj!
Te shtune te vizllueshme te gjitheve!
akull-naja
Gusht 18, 2007 te 5:03 pm
imagjino te kthehesh ne shtepi te henen, pasi nuk je lidhur dot me familjen tere javen dhe te degjosh mesazhin:
Ku je? Gjyshi mbaroi. E varrosem dje.
ma peshtjellove shpirtin edhe njehere o akull.
bletebzz
Gusht 18, 2007 te 7:59 pm
B,
ma peshtjellove dhe ti timin…
akull-naja
Gusht 18, 2007 te 9:15 pm
E sheh sa shume te do shoqeria e vjeter Akull-Naja
Anonymous
Gusht 20, 2007 te 12:22 pm
Komshije,
librat dhe fletoret e tua kane marre formen e nje kalashnikovi.
))
aaaa…..aaaa te lutem mos mi perserisni komplimentat!
merjeme
Gusht 20, 2007 te 2:55 pm
Akell,
) dhe na kap mallengjimi edhe per macen e shpise qe e shikojme nje here ne 6 muj, jo me per gjyshin qe na ka çjerre me mjekren e tij kur na puthte kur ishin te vegjel.
lexova dashurine e nje femije te vogel per gjyshin e vet. Por e dashur jeta me ka mesuar qe ne behemi sentimentale ne rrethana apo nga ngjarje qe na lene shume mbresa. E kam fjalen per rrethana qe gjithsecili prej nesh i ka te ndryshme, por qe deri diku edhe sikur ngjasojne pak.
Emigranti psh kete do e shqiperonte “me humbi pusulla” ( Cim suposo se eshte e vertete kjo qe po shkruj
Akell,
me kete shkrim ti i vjen afer edhe sentimentit te nje “pagdhenduri” si puna ime. Thanks
P.S. Te kujtohet ajo kenga ” Shi nuk bie ne Tirane” ? Tani ne fakt ai “nuk”-u nuk ishte fare po mua me pelqen ta shkrij keshtu se ne fakt i urrej shume cadrat dhe ditet e zumta te shiut.
Andej nga ju si duket koha ?
Kotherja
Gusht 20, 2007 te 6:56 pm
wow. komplimente per shkrimin. pershkrim briliant i botes se nje femije.
klodiana
Gusht 20, 2007 te 7:11 pm
@Klodiana: mirësevjen! Dhe falemnderit!:)
@Kothere, me mallengjeve dhe ti mua…
Ketej nga ne vu shiu. Me duket se ne shqipove na eshte shkruar te mos gjejme rehat as ne memedhe as ne zvicerland… nje shoqja ime thote qe jemi njerez qe kemi bere gjynahe te medha ne nje jete tjeter (eshte ne fazen e Budizmit:)) dhe kesaj rradhe, ai i madhi na ka bere shqipo qe te lajme gjynahet…Po une e shoh si justifikim per te mos e marre veten per veshesh dhe per ta nxjerre ne diell (ne rastin tim)…
O Kothere, po s’na the si te vajti puna udheve te Evropit. Une po prisja nje shkrim te Peshku me titull “Nje week-end neper shi”.
@Merjeme: mos e vri mendjen ti, se une memorjen e kam xham dhe e di kush tha çfare dhe kur, dhe kur harroj futem neper sendyqe.:)
akull-naja
Gusht 20, 2007 te 8:44 pm
Disa shkrime krijojnë një detaj të vogël përballë syve dhe hapësirës që i shërben njeriut të jetojë. Ky shkrim ndjek këtë drejtim, një trajtë e freskët, një stil i freskët; blloqe që shkulen sa herë që vihet pika për të rinisur me zbutjen e vargut.
Mirë.
salvator
Gusht 20, 2007 te 10:39 pm
Bashke po flisnim ne qe me the ik ne shtepi dhe vete pastaj na kujton gjysherit… Çfaj kam qe e lexova tre here dhe mbeta duke menduar komentin… shume e thjeshte, shume e bukur, shume therese…
Mua me ka ndodhur. Te udhetoj nga tirana duke e ditur gjyshen te vdekur dhe gjeta gjalle… por me kujtohet tmerri i rruges, ketu e gjeta te pershkruar…
krasta krau
Gusht 20, 2007 te 10:49 pm
Salvator, miresevjen!
Krasta, pse vetem do vuaj une?:)
akull-naja
Gusht 21, 2007 te 9:47 am
Gletsch, te pershendes me kengen e peste:
http://www.fajtori.com/albumi.php?al=Vaçe_Zela
Kraste, mos na kujto vuajtje tani!
Emigrant
Gusht 21, 2007 te 11:40 am
Akell,
E une vetem te bredh di, dmth si biçim hu i shkulur.
Evropi nuk na do hiç fare. Pune e madhe.
Sa per shkrime s`me ke mua; bile bile jam o vere e vjeter o çader e grisur , ndersa peshkut, I degjofsha te miren, se me kane bere armik si puna e Tomi Korçësh keshtu qe me ka dale prapa liste.
Kotherja
Gusht 21, 2007 te 4:03 pm
O Kothere, mos fol me kesi metaforash per veten, se me vjen te marr nje çekan e te te ngul apo nje pe e gjilpere e te te qep…:)
Hej, po s’te do Peshku, punë e madhe! Sille ti shkrimin se ta nxjerrme ketu.;)
Emigrant, thx! Po gjyshja eshte muhabet krejt tjeter…me i komplikuar…:)
akull-naja
Gusht 21, 2007 te 4:12 pm
provë
akvll-naja
Prill 1, 2008 te 6:17 pm