Mjellma, qeni dhe pasiguria ime një pasdite vere
Jam ulur buzë diellit që ngjyhet në liqen. Duhet të isha larg prej aty, por diçka më mban në stolin pa shpinore. Tek e fundit, është e diel, arsye e mjaftueshme për të mos respektuar orarin. Filloj të rilexoj librin që kam marrë me vete për të mbytur çdo lloj vrarjeje ndërgjegje për kohën që ikën kot. Has në një fjalë që s’e di. S’kam fjalor me vete. Vazhdoj të lexoj, por mendja më rri te fjala e panjohur. Hedh sytë përqark, por s’shoh askënd që do mund të më ndihmonte. Vazhdoj sërish, por çdo gjë është automatike. Duket sikur fjala e panjohur bart sekretin e gjithë shkrimit. Mundohem të kap fjalën me hamendje. E zëvendësoj me të tjera, prapë s’e shoh lidhjen me të tërën. Ndoshta ajo fjalë është krejt e parëndësishme për shkrimin, por ndoshta është dhe simboli i heshtur i gjithë pjesës në vazhdim. S’kam nga ta di. Kuriozitetin ma tremb një këlthitje e thatë si prej gjarpri, por shumë më e fuqishme. Ngre sytë dhe shoh një mjellmë të bardhë që ka drejtuar qafën, ka hapur sqepin e gjerë dhe më tregon radhët e dhëmbëve të vegjël e gjuhën e trashë rozë, duke klithur në mënyrë luftarake. Ta ketë nevrikosur ngërçi im, them? Se për të lëvizur, s’po lëvizja. Përpiqem të sjell nëpër mend ndonjë informacion mbi mjellmat, por s’di asgjë, përveçse që shumohen në verë. E çfarë, mos do të shumohet me mua? Jo, kjo s’mund të jetë. Ndoshta mjellma është e ndjeshme ndaj diçkaje, siç janë qentë ndaj adrenalinës. Të ketë kapur frikërat e pasiguritë e mia? Ta ketë nevrikosur pavendosmëria apo egoizmi im? Apo hallakatja e kotë? Apo është ndoshta xheloze që po i gëzohem rrezes së diellit pa asnjë qëllim? Apo për qafën time? (në këtë pikë…) Ndërkohë që unë i bëj vetes pyetje egocentrike dhe, si at-least-bitask që jam, përpiqem të imagjinoj se si mund të zhvillohej një përleshje e mundshme me mjellmën, diçka e leshtë më prek këmbën. Ul kokën e shoh që një qenush i vogël e i bardhë ka nxjerrë turirin që poshtë stolit, dhe në fakt sqepi i mjellmës drejtohet pikërisht nga ai. Dëgjoj një zë nga mbrapa që flet me tonin e dikujt që po i flet një qeni: “Hajde këtej, se janë të rrezikshme mjellmat!” Pastaj me tonin e dikujt që i drejtohet një femre: “ S’i duan fare qentë, këto të uruara.” Si e çliruar, kthej kokën dhe i buzëqesh. Qeni shkon te i zoti. Mjellma mbyll sqepin dhe ikën më tutje. Kurse unë vazhdoj të lexoj rrezet e diellit mbi faqet e librit.

E shef ? Me i lehte ky shkrim me i lehte.
Poshte e djela ne vetmi ! Poooshte!
P.S. E terheq : nuk ka me ngeci ngeci, karkaleci.
Kotherja
Gusht 13, 2007 te 8:18 pm
Kothere,
VFLP!
akull-naja
Gusht 13, 2007 te 8:35 pm
Me pelqeu fotoja tjeter se dukej me origjinale. E kuptoj qe ketu ka nje qen, dhe mjellma sikur do atakoje qenin, por per mendimin tim ishte me e lezetshme.
Nejse, shkrimi ishte i kendeshem si gjithnje. Pastaj, ku sjell tregime te keqija, te kemi shume te talentuar, me T te madhe shtypi:))
Naten e mire!
belle_fleur
Gusht 13, 2007 te 11:56 pm
me pelqen si e ke nderthurur boten e mjellmes me tenden.nice find !;)
eni
Gusht 14, 2007 te 7:11 am
Belle,
ajo fotoja tjeter ishte shume paqesore…
Dite te vizllueshme, girls!
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 12:28 pm
Po mirë mer bab, se të ngeli mëndja ty te ajo fjala do të duhej që t’ma fusje dhe mua????
Ç’ere osht:”at-least-bitask” re dreq?
E provova me:
- bishti i qenit bisht qeni ngelet.. JO
- Cicogna… sjell fëmijët këtej nga Italija…. po jo, ti po i bëje reklamë qafës, jo barkut
Aman Akllo, ma thuj më parë se të më shkojë menia për noi gjo t’keqe
PPPP
edrus
Gusht 14, 2007 te 2:12 pm
Ed i dashur,
para se te te shkoje mendja neper vende ku imja s’ka qene ndonjehere:
“at-least-bitask” = qe ben te pakten 2 gjera pernjeheresh.
p.s. do u bej reklame te gjitha pjeseve, nje nga nje, hiç mos u be merak.
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 2:37 pm
KUR?????
KU???
))))))
edrus
Gusht 14, 2007 te 3:14 pm
Ne blog pra, nga nje pike perjave.
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 3:15 pm
Mire une po kthehem kur te flitet per syte
Shume e lezecme pjesa, po mjellmat pse e kane me qente…
krasta krau
Gusht 14, 2007 te 3:44 pm
Me ngeli mendja tek qafa e mjellmes….
PS Shyqyr qe nuk ishte “qafe pate” – Edi e di shume mirre ate llaf, me siguri!
Seriozisht tani, Gletsch, good piece of writing!
Emigrant
Gusht 14, 2007 te 4:47 pm
Akell,
takohemi nga e hena tjeter. Keshtu i ben perenia dhuratat avash avash.
Ed, na bej noi cerr po nuk e patem menjen.
Kotherja
Gusht 14, 2007 te 5:27 pm
oh sa kam qesh me komentin e Edit:))
aklli, hello from nyc:))
belle_fleur
Gusht 14, 2007 te 5:51 pm
Auswanderer, thank you!
Kothere, me treme se kujtova se do vije ne Zvicer te henen…
Belle, salut nga FF (Friburg Fshati
)!
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 6:07 pm
Akell ! Une e di kush vje pa ftuar e gjen pa shtruar. E di une kete e di.
Po rrugeve te Evropit do jem nga fundi i javes, por po qe shi i madh andej nga ju, po shof i here cer bahet nga Jugu i Frances, dmth andej nga Veriu i Mesdheut.
P.S. Sic duken bathet andej nga ai vendi ku qente mçifen poshte stolit, nuk e njohin fjalen “Bujrum”.
P.S.2. I duruari, i fituari.
Kotherja
Gusht 14, 2007 te 6:22 pm
Ene Free ene Burg, kët s’e kisha ngju noi her
)) (Ose aq ma keq, me u knaq me sytë e bukur, si ata romantikët e Shqipërisë
)
Po nejse se s’erdha për kët muhabet;
mirë që do me na i tregu i her m’javët, po për pikat kush t’pyti…. sikur jena mangut me dit nishanet e tuja
Po jo mi goc se s@e hamë atë qafë pate neve
P.s: Krasta, meqë po t’marrim kohë, shko tek unë se e ke një lajm për nesër
edrus
Gusht 14, 2007 te 6:53 pm
Kothere, mire se te vish se qente i nxjerrim nga poshte stolit! Po te isha ne vendin tend vizitoja Midi-në e famshme, se ka me shume ngrohtesi njerezore dhe natyrore…
Ore Edrus, nje nga nje do t’i tregoj nishanet, jo ty, or jo, se ty e di qe s’te plasi, po ku i dihet, kerkon ndonjeri “nishan” me Google dhe zbarkon te blogu im e ihaaa ç’vete ajo pune…
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 7:31 pm
“nishan” ne google, heheheh c’behet ketu ne kete blog:)) oj cike ua ngrite mendjen njerzve me nishane dhe syte e bukur:))
belle_fleur
Gusht 14, 2007 te 7:48 pm
Krasta,
mjellma duhet ta kete me qenin se qeni e nisi i pari (shih pikturen me lart). Tani se si ka qene puna ne lashtesi, kush e mori vesh, une vajta deri ne shekullin XVIII…
Belle,
une s’thashe asgje fare, keta kane qejf te “behen nishan”, si thote gjyshja ime…
akull-naja
Gusht 14, 2007 te 8:24 pm
As une s’po shkoj akell me larg se aq… Po pres synin
Kothere spo te shohim ne frontin e vjeter???
krasta krau
Gusht 14, 2007 te 11:12 pm
Ah qen, a qen!
…
Emigrant
Gusht 15, 2007 te 1:34 am
pershendetje. me pelqeu shkrimi yt. mundohem te gjej shkrime jo shume te gjata, dhe me fjale te tjeshta por me shume kuptim
nejse, mjelma dhe ti ishit shume interesant por qe i bie njerezve te jene te pasigurt dhe kafsheve qe dine se ku e kane hallin. ah c’na ka bere kjo shoqeri thauj. gjith te mirat.
kurse une ne blogun tim ato qe kam postuar i kam te gjata. c’ti besh. sa vime e me kontradiktor bejemi, ose lemsh me mire.
Bana
Gusht 15, 2007 te 2:49 am
Bana,
falemnderit per komentin! Kjo jallane dynja keshtu eshte bere: qeni i trembet mjellmes, dhe une po asaj… Dhe kur mendon sa e paqme duket…
akull-naja
Gusht 15, 2007 te 6:54 am
E dashur,
mos ju beso atyre qe thone se mjellmat e kane me qente. Per saktesi: EDHE me qente. Heres tjeter mbaji syte e veshet hapur se ato nuk falin as dy kembesoret e llojit homo sapiens. Dhe thone qe jane te frikshme, pale. Me te thene e kam
Kenaqesi leximi
Selfmaderadio
Gusht 15, 2007 te 7:13 pm
E Enjte ! Ufffffffffffff
Kotherja
Gusht 16, 2007 te 8:16 am
Komshije, falemnderit!
Kothere, i duruari i fituari, ose, punet e mira behen avashavash, ose… kue e di une…
akull-naja
Gusht 16, 2007 te 10:17 am
Et thot shume bukur
Shum bukur, si gjithmone.
Et thote: te lumte dora
oj kanarine e blogosferes sone
Et thote………
vijon
——-
Ps: Aklli , po e pe te arsyeshme vure kete poezi ne krye, ne vend te asaj te Boilerit.
Ps tjeter:keshtu qe per çdo shkrim tjeter qoken time e ke paradhenie
ET
Gusht 17, 2007 te 5:31 pm
ET,
na i thave site…
p.s. eshte fjala kanarine qe me sjell mendime te keqija apo ti e tall me verte?
akull-naja
Gusht 17, 2007 te 5:33 pm
Aklli, Jo !.. por s’kam kohe.
ps:me sakte s’me punon mire akoma vegla
ET
Gusht 18, 2007 te 7:38 pm
bilbil.bilbil doja te thoja ne fillim Aklli, por me dilte paksa mashkullore
pastaj mendova bilbileshe por nuk tingullonte fort bukur,. gardelinat i kapja vete dhe i shisja 10-15 leke tek pazari i ri nderkohe qe kanerinat kushtonin 1000 leke çifti….
—————————
e dashur A.S !
ti e di shume mire qe me pelqejne shkrimet e tua e kjo jo fale inteligjences tende por se ta kam thene vete:P
tani, une nuk mund te zberthej vlerat artistike te shkrimeve te tua sepse nuk kam studiuar as letersi e as art.
Ajo qe mund te veçoja ne shkrimet e tua, karakteristika e tyre e perbashket eshte diçka qe ti e di shume mire por duke qene se me provokove:P, po e shkruaj.
Shkurtesia.
Ti, qe ne fillim ke kuptuar si funksionon webi :sa me shkurt.
ti ke kuptuar qe vozitesi i webit nuk eshte lexusi i relaxuar qe pasi e ka blere librin shkon ne dhomen e leximit, ndez abazhurin dhe stakon trurin nga gjithshka..
vozitesi nxiton.si ne metro dhe ne metro kerkush nuk lexon Tolstoin, Geten o Kantin. ne se mbajne ne dore keta autore i mbajne per tu maskuar. As gazetat tradicionale, ato me 40 faqe nuk lexojne ne metro.
ne metro lexohet “Metro”-ja.
Te rejat. shkurt.
Por nese eshte relativisht e lehte te japesh lajmin shkurt, shume e veshtire eshte te transmetosh emocione.
Ti, e tepert te them sipas mendimit tim , ja ke arritur, po te vija nje note nga 0-10 ne vleren……….
Neser 10 ! natyrisht po te vazhdosh te shkruash
……..
ne vend te epilogot.
Aklli, kafshen ops shpendin zgjidhe vete:)
une do te vazhdoj te lexoj me endje
shkrimet qe sjell nje anima candido*
*sipas shkrimeve te tua:)
ET
Gusht 20, 2007 te 7:38 am
ET,
jam e prekur, jo vetem nga fjalet, po dhe nga gjatesia e mesazhit.
Falemnderit!
p.s. duhet te jete fjala kanarine qe une s’e du fare (bjonde, ne çift…etc. etc.
)
A.S.
Gusht 20, 2007 te 7:51 am
http://www.flickr.com/photo_zoom.gne?id=1180035053&size=m
ET
Gusht 20, 2007 te 11:15 am
DSCF1787 qenka goxha zog, por dhe DSCF1778 s’qenka keq.:)
akull-naja
Gusht 20, 2007 te 11:19 am