akull-naja

Një cc dashuri por favor

me 23 komente

Një cc dashuri por favor

nga ajo e pastra

pa plumb

se po me prishet motorri i shpirtit

me lëndë djegëse artificiale

pistonat po shformohen

cilindrat po gërryhen

zgjyra po i ha.

Një cc dashuri por favor

s’do me mjaftojë

por sa për sot

t’u kujtojë cilindrave rrëshqitjen

pistonave shtrëngimin

valvulave dihatjen.

Një cc dashuri por favor


Shkruar nga ak'll

Korrik 4, 2007 te 3:28 pm

Postuar te Eter

23 Përgjigje

Pajtohuni te komentet përmes RSS.

  1. ooh sa qejf jam e para qe komentoj…me ngrive me kete poezi Akull..Realitet qe vret!

    eni

    Korrik 4, 2007 te 4:04 pm

  2. Nice work!

    Megjithese ti shoqe meriton nje det jo vetem nje cc dashuri :)

    Po ben ndopak diell aty se ne ketej po shkrijme pak nga pak

    ELAIS

    Korrik 4, 2007 te 4:31 pm

  3. jam i treti (i verteti) besoj te komentet e kesaj arritje te re… great work, gletsch!!! dhe une e di c’do me thene te ruash kete vitalitet ndjenjash ne mes te Zvicerlandit…. (po te kishe qene ne ndonje vend mesdhetar ti, bababa… s’po du me e mendu se me del Treibstoff per avione reaktive pastaj…)

    Nejse, pas kesaj vjershe nuk mund ta shoh makinen time me te njejtin sy si me pare dhe vajin do ja nderroj si cecua me shpesh…

    Urime, Gletsch!!!

    Emigrant

    Korrik 4, 2007 te 4:42 pm

  4. edhe une dashuri pa plumba:))

    me pelqevi e dashur! vertet shkruan shume bukur!

    belle_fleur

    Korrik 4, 2007 te 4:58 pm

  5. Uleret vetmia jote e Ftofta!!Te admiroj sidomos se je me kenbe ne toke,poete po aq sa racionale.Mendoj se ne realitet duhet te jesh shume selektive me njerezit edhe pse je mire me te gjithe..E ftofta,e perseris nuk eshte aspak e lehte te kesh te besh me ty…YE

    Zana

    Korrik 4, 2007 te 8:33 pm

  6. Shume e forte… akull pothuajse… Po te duash kalo nga blogu im i poezive http://www.shqipoezi.blogspot.com
    Besoj qe jemi ne te njejten linje, ne kerkim te nje cc-je pa plumb, pa hipokrizi…

    krasta krau

    Korrik 4, 2007 te 11:23 pm

  7. U ktheva prape…po lexoja disa gjera te tuat verdalle nga peshku…
    shume thjeshte shume kendshem, dhe here here me nje force fjale te papare.. Ajo e merkura me mbeti ne gryke, sidomos une qe besoj qe njerezit qe presin jane nder me fatkeqet… (E ke lexuar Gjeneralit nuk ka kush ti shkruaj(

    krasta krau

    Korrik 4, 2007 te 11:34 pm

  8. me pelqen…

    ervina

    Korrik 4, 2007 te 11:35 pm

  9. Per ke flet kjo poezi Akull-Naja shume e bukur

    Anonymous

    Korrik 5, 2007 te 7:23 am

  10. Nje FALEMNDERIT per gjithe ato fjale te mira! Veshet e mi sa vijne e rriten…:)

    @Eni: Sorry qe te ngriva…akull mo… :)

    @Elais: Ketej vdiqem per pak diell, mund te kisha shkrojtur dhe “1 cc leng dielli por favor”…si duket shkojne bashke :)

    @Ausawanderer, ne vende te ngrohta jetohet, ne vende te ftohta shkruhet… Komentet e tua jane gjithmone shume flattering. Faleminderit!

    @Belle: Kamarier, la même chose pour Belle, svp! :)

    @Zana: Nuk je shume larg nga e verteta; te pakten sipas gjyshes sime qe heren e fundit ne tel me tha: ti z’ban me gjithkan (po te le ta marresh vete me mend se ku e kishte fjalen). Vetem se tani duhet te te tregoj relaten qe kam me gjyshen, qe eshte njeri posesiv dhe egocentrik, dhe une, ne raport me te, njeri i pabindur…:) Falemnderit per inkurajimin e vazhdueshem!

    @Krasta Krau: mireserdhe dhe flm per vemendjen dhe per fjalet e mira! Do kaloj sa me shpejt nga ti.

    @Ervina: mireserdhe!

    @Anonymous: sigurisht qe per ty. ;)

    akull-naja

    Korrik 5, 2007 te 10:17 am

  11. U prish dynjaja…
    më parë mjaftonte një buzëqeshje,
    më pas një lule,
    më tej akoma një fjalë e ëmbël…

    Tani duan “cento carati” që të fillojnë të ‘lëvizin’…..Komplimenti.

    Ps:Apo cc s’tregonte madhësinë e diamantit që po kërkoje???? :P

    edrus

    Korrik 5, 2007 te 11:30 am

  12. Ed, faleminderit! Ne fakt s’e kisha menduar qe mund te kish kete kuptim ne italisht, po diçka shume te ngjashme kisha ne mend kur e shkruajta. Si gjithmone, i kapshem. ;)

    akull-naja

    Korrik 5, 2007 te 11:40 am

  13. Ika se u bëra vonë… për nja dy-tre ditë jam outline.
    Gjithë të mirat dhe vizllim nga të gjitha anët.

    edrus

    Korrik 5, 2007 te 12:09 pm

  14. Po ta kishe per mua do me behej qejfi Akull-Naja se ndihem shume i vetmuar e kam nevoje per ty e frymezimin tend.

    Anonymous

    Korrik 5, 2007 te 12:20 pm

  15. Mireardhsh, Ed!

    A., sa here te kam thene, ik nga ai dreq vendi ku je, se ti s’e duron kohen e keqe! :)

    akull-naja

    Korrik 5, 2007 te 12:27 pm

  16. akllo, nice!
    Mire qe nuk ta dhane dashurine para se te shkruaje, se nuk do kishe shkrujt pastaj. :)

    strangeMAN

    Korrik 5, 2007 te 12:56 pm

  17. akull eshte ber keq per amour tregu eshte shum dobet ,aq sa moi même je fait la file depuis des années,,,,tt façon les bonnes choses arrivent mais patience…

    Amour Monde

    Korrik 5, 2007 te 3:40 pm

  18. SMan, faleminderit. Ate thuaj, mire qe kam cravings here pas here(per me gjate lexo te blogu i Elais:)) se te isha e permbushur gjithmone, s’do kisha menje per blog, e do ju kisha lene shkret, dhe literatura boterore do kish pesuar nje humbje te pandreqshme…:P :)

    Amour, si thote franqezi: tout vient à point à qui sait attendre. Shpresoj te te jete afruar rradha. :)

    akull-naja

    Korrik 5, 2007 te 7:43 pm

  19. Te na rroje blogu, ky deshmitar besnik i gjendjeve tona shpirterore… :)

    strangeMAN

    Korrik 5, 2007 te 11:11 pm

  20. Amen!:)

    akull-naja

    Korrik 5, 2007 te 11:17 pm

  21. mon amie, merci pour l’ordre:))

    Hajde dite t’vizllueshme!!

    belle_fleur

    Korrik 6, 2007 te 3:15 pm

  22. wow!

    shqipo

    Korrik 15, 2007 te 2:33 am

  23. e bukur, dhe shume e bukur.

    Bana

    Korrik 20, 2007 te 6:52 pm


Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.