akull-naja

A

me 53 komente

A është i gjatë, i thatë, i ftohtë. Sy gri në të gjelbër, buzë të ima inatçore, faqe të futura, duar të mëdha, tejet elegante e burrërore. A vishet thjesht e me sqimë, këpucë stilistësh italianë, këmisha stilistësh gjermanë. S’mban orë, as bizhuteri. Prezantohet gjithmonë me mbiemër. S’i pëlqen të dalë në fotografi. Në heshtje bluan mendime të thella, shumë të thella; nga vijmë, ku shkojmë, kush jemi. T’i shtron një nga një, herë veçmas, herë të përziera, me fjali të gjata, me fjalë të shpikura nga ai vetë ose nga idhulli i tij, zoti V. Shprehjes shpesh i mungon eleganca e thjeshtësisë, por kjo mjegullohet nga efekti zhurmues i mesatares prej tre fjalësh të shpikura për fjali.

A, si çdo vdekatar i pasionuar pas mendimeve të thella, kërkon auditor. Sa herë takon rishtas dikë, i ngjallet instinkti i peshkatarit. Ka intuitë të hollë, s’e hedh grepin dokudo për më shumë se pesë minuta. Për një çast, interesohet pothuajse sinqerisht për personin përballë. Më pas, i shtron ngadalë mendimet e veta të thella mbi tavolinë. Në fillim të njohjes dhe mund ta ndërpresësh, por jo për pyetje… Flet e flet, gjatë e gjatë, sado i rrallë qoftë auditori, ai s’është bosh. Sa kohë monologon mbi idetë, gjithçka shkon mirë e bukur. Sa fillon dhe përzihet me gjallesat, e tëra merr të tatëpjetën. A s’i ka qejf gjallesat banale, si e jëma apo e motra. Akoma më pak ato si unë. A s’i pëlqen as s’i ne vishemi, as s’i flasim, as si sillemi me burrin apo me komshiun. Po A nuk është seksist; njëlloj është i pakënaqur dhe me burrat: me të jatin, me të vëllanë, me të nipin, me komshiun, me shokun, me kolegun. A bën vetëm një dallim: atë etnik. Të huajt e nervozojnë, po jo aq sa bashkëkombësit e vet. Këta të fundit e torturojnë po aq sa figura e te jatit apo ajo e së jëmës. Mos e pyesni se çfarë do ndryshuar, dhe në e pyetshi, mos prisni përgjigje. E pra, A ka kaq shumë mendime të thella…

A s’duhet t’i dalësh përpara në ditë të zeza. Mjafton një fjalë e pahijshme për veshët e tij, dhe arroganca të përplaset në fytyrë si top i lagur rëre. Asnjë dëm, veç acarim lëkure dhe ndjesi papastërtie. Dhëmbët kërcasin nga parehatia e grimcave gri të cektësirës. E pra, A ka kaq shumë mendime të thella…


Shkruar nga ak'll

Qershor 30, 2007 te 11:36 pm

Postuar te Dhe

53 Përgjigje

Pajtohuni te komentet përmes RSS.

  1. Yeah, i’m the first to read:))…me pelqeu pershkrimi i njeriut qe prezantohet vetem me mbiemer dhe qe ne mendje bluan mendime te thella….

    Te djele te vizllueshme:))

    belle_fleur

    Korrik 1, 2007 te 4:50 am

  2. Akull-naja,
    PO ti mi nxore gjitha sekretet!!
    C’borxh te kam??
    I thought it was between as!!
    Me kujton ate laben time…
    Zemren sec ma pervelove
    U terbofsh se me terbove
    P.s. Is me Leon again…
    Te fala..

    Anonymous

    Korrik 1, 2007 te 8:20 am

  3. e shoh ! :)

    ET

    Korrik 1, 2007 te 8:44 am

  4. Ps: te diele te Vizllueshme :)

    ET

    Korrik 1, 2007 te 8:47 am

  5. Mos ma kujto

    E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
    per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

    Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
    Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

    Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
    Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

    Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
    Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

    Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
    Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

    Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
    Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

    Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto,
    I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

    E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
    Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

    Dritero Agolli

    Anonymous

    Korrik 1, 2007 te 9:00 am

  6. E vetmja qe ka talent ne stato puro nga te gjitha keta blogje qe frekuentojme je ti e Ftofta e mbase edhe Ilirian.Aftesi vrojtuese te holla,sinteze,njohje,me ne minimum fjalesh ta jep tipin e arkitipin…Mua me duket se nuk ia ve veshin fort ketij vokacioni qe ke …Mendo per diçka me serioze…Nuk po bej shaka…E di ..ne boten shqiptare emigratorie ky “tipo”eshte mjaft tipik …Isheh ca te frure e te kacekosur qe nuk di ç’te them..Kur guxon ti pyesesh se çfare bejne per te jetuar…e hengre…mundet nje si keta te flase per gjera kaq tokesore ,banale e volgare…e ti mbyllesh ne guacken tende ..Ozot sa i mençur ky rerehedhes o baltehedhes,lengthares,shkretetireberes.Te prisja e ftofta…

    Zana

    Korrik 1, 2007 te 9:18 am

  7. @Belle: faleminderit!

    @Leon: sa egocentrik je mor burre! Po ma merr kalane me ato kenget labe… ah, per hallet tona, thuaj… :)

    @ET: nuk dyshoja asnje vizë qe do e shihje. ;)

    @Anonymous: Me Driteroin s’del asnjehere huq te akull-naja. Faleminderit që e solle. S’do te ta kujtoj me. ;) :)

    @Zana: Mos ma rrit mendjen kaq shume, se rrezik behem dhe une si A., dhe ju futem te terve ku ju dhemb e ku ju djeg, dhe s’ndaloj te ju, po i futem dhe Brad Pitit apo Anxhelina Zholise…

    Te djele t’vizllushme te gjitheve!

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 10:42 am

  8. Me kernaqe shoqe :)
    Te djele me diell!

    ELAIS

    Korrik 1, 2007 te 11:44 am

  9. Gletsch, ky shkrim mu shoqerua gjithe kohen me “Monkey Man” – hidhi nje sy ketu po s’pertove:

    http://www.youtube.com/watch?v=qAXDE3FRjZs

    Ke pare ti qe edhe inicialet nga “A.” mu nderruan, dmth mu perftuan nga ai hit…. kam pershtypjen qe gjithkush nga ne ka “A.”-ne e vet gjithsesi…. Por e djele sot, vari qillon…. them qe shakira pershtatet me mire; dhe sa per shakiren, ta degjoj llafin, te them Jawohl, dein Wort ist mir Befehl… dhe e ve shpejt ne zbatim te blogu im :D :P :P
    Te djele te vizllushme, qe vizllon a si ta doje ty zemra!

    Emigrant

    Korrik 1, 2007 te 1:32 pm

  10. Auswanderer, mos u bej kaq i dashur (me Shakiren e kam fjalen) se per te te lare borxhin, do me duhet t’ia nderroj inicialet nga A ne M.M. … :)

    Secili ka A-ne e vet thua ti; duhet te jete ngaqe s’eshte vetem nje, dhe mire eshte keshtu, se si tha ky miku yt me lart:
    Well, I am just a monkey man
    Im glad you are a monkey woman too

    But still my favourite is:

    I’m a cold italian pizza
    I could use a lemon squeezer

    :) )

    Por, si thua ti, sot eshte e djele, dite e Zotit, dhe andej nga ju duhet te jete akoma mengjes, pra te shkofte sa me vizllushem, vizllofsh e u vizllofsh! :) )

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 2:25 pm

  11. @Elais, flm shoqe! Dhe ty sa me shume diell! (ketej nga ne merdhifi qe para dy oresh, qe thua ti. mire qe kam nje pirg me provime per te korigjuar per neser dhe s’me ngelet mendja perjashta.:))

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 2:28 pm

  12. in the mood for exams jetz?;)
    Viele Grüße

    Amour Monde

    Korrik 1, 2007 te 3:10 pm

  13. Immer. ;)
    Gruesse zurueck!
    :)

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 3:54 pm

  14. Sa qejf do të kisha t’ju kisha disave në një tavolinë :)
    Dhe njëri pas tjetrit të lexonit “Lufta dhe Paqja” :)
    GJITHSESI, Vizllimet s’besoj se do të mungonin….. e di që bëheni më ‘kreativë’ kur kapeni me njëritjetrin????

    edrus

    Korrik 1, 2007 te 5:35 pm

  15. A ben te lexoj vetem luften? Se ma merr menja eshte me i shkurter… :P
    GJITHESESI, faleminderit per deshiren e mire. Ku i dihet ndonjehere Peshku ben ekskursion te organizuar ne Taljet. :)

    Mbremje t’VIZLLUSHME! :)

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 5:41 pm

  16. :P

    edrus

    Korrik 1, 2007 te 6:49 pm

  17. Kuptoj. Kuptoj. :)

    Jete te VIZLLUESHME!

    strangeMAN

    Korrik 1, 2007 te 9:38 pm

  18. Po na le pergjithmone strangeman? Do ishte mekat, sidomos pasi kuptove. :)
    Mbremje te kendshme!

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 9:42 pm

  19. po te duash, e fshij, mua s’me shqeteson.

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 10:05 pm

  20. Lere atehere.
    :)

    strangeMAN

    Korrik 1, 2007 te 10:06 pm

  21. Sa per zbardhjen e rrethanave, po flas per vete, te tere te njohurit e kesaj nahije jane virtuale, per fat te keq. Une s’kam me shume me shume kohe se ty verdalle; vetem para ca muajsh zabranisesha rendshem te peshku, ku pata kenaqesine te njoh shume nga blogistat qe dhe ti njeh virtualisht.
    E sa per snapshot of the bigger picture, eshte nje iluzion optik. Ne fakt me cyti nje shkrim ne nje blog per te zhvarrosur nje personazh te njohur realisht. Kjo eshte me pak fjale historia.

    Mbremje te kendshme!

    akull-naja

    Korrik 1, 2007 te 10:15 pm

  22. Ne driten e asaj qe u tha, e fshiva vete. Te uroj shendet!

    strangeMAN

    Korrik 1, 2007 te 11:25 pm

  23. Gjithsesi :) , unë e adhuroj dhe e dua atë njeri (megjithse s’kam patur fatin që të takohem me të)…
    Arroganca e tij justifikohet me erudicionin e tij ;)
    P.s: ti voglio bene anche te.. lo sai :)

    edrus

    Korrik 2, 2007 te 5:37 am

  24. Ice, mirëmengjesi! Erdhi ajo kova se e nisa me DHL!

    Ky A-ja u dukërka zotëri për tu pirë në kupë!!!

    Edrus të lutem ma përkthe po munde këtë “erudicionin justifikues”:):).

    Tungi!

    redBonsai

    Korrik 2, 2007 te 7:24 am

  25. aklli shpresoj qe kete mizantropin e ke vetem subjekt studimi per nje shkrim dhe nuk poluon jeten here pas here?

    tetena

    Korrik 2, 2007 te 9:13 am

  26. komshije,

    ate tipin, A.-ne, e njoh edhe une;) E kam edhe une ne agenden-blogiste. Ne na vdiq shiu ketej. Ishalla vizllon andej nga ti:)

    Selfmaderadio

    Korrik 2, 2007 te 11:04 am

  27. kush qenka ky se u bera kurioze?
    sdq me pelqen si i pershkruan njerezit.ta kam thene dhe me pare ekonomikisht por ama i bie pikes!:)

    eni

    Korrik 2, 2007 te 11:58 am

  28. @RedBonsai, nuk e di se në ç’fushë jeni specialiste, por besoj se në fushën tënde, do të të ketë qëlluar që të flasësh me ndonjë tjetër, që megjithëse di shumë, s’mund të dijë aq sa ty….. ty ndoshta s’do të të binte në sy, por sjellja jote (tani po të flas me ti ;) ) në sytë e ndonjë tjetri, do të dukej arrogante.
    Dhe pikërisht, këtë ‘arrogancë’ tënden, unë do ta justifikoja meqë të njoh si specialiste e fushës tënde.
    Besoj që të jem spjeguar.

    P.s:Akull, ky shëmbull s’ka të bëjë me rastin tënd, sepse unë e pata përdorur në përgjithësi në komentin tim, dhe siç të thashë dhe tek komenti më sipër, do të doja që të kisha një vëlla si ai, ashtu si do të dëshiroja që t’ju shikoja BASHKË (dhe ti e kupton se përse e kam fjalën, dhe se kush tjetër të ishte në atë trapezë ;)

    edrus

    Korrik 2, 2007 te 2:05 pm

  29. Edrus unë kërkoja një shpjegim literal të togfjalëshit, pa lidhje me historikun e komenteve, po rrofsh se dhe i mësipërmi mjafton.
    Të më ndjesh për kohën që të harxhova!
    Shëndet

    redBonsai

    Korrik 2, 2007 te 2:28 pm

  30. Po sot qe s’kisha kohe une e paskeni gjetur te shtroheni?:)

    @StrangeMAN, si ne shpine tende. E ka kete te mire blogspoti, vete i ben, vete i heq… :)

    @Edrus, shok i dashur, dhe une te voglio bene, po kjo s’ka te beje fare me idene e shkrimit. Me behet qejfi qe gjithekush gjeti nje te njohur te A-ja, nderkohe me vjen keq qe ka kaq shume te tille, sepse A ne mendjen time eshte pikerisht si ajo tabela ne foto: “Kujdes, kjo tabele ka qoshe te mprehta! Mos e prekni!” dhe ne fund fare me shkronja te vogla tregon qe me tutje ka nje ure… Dhe ne kete pike erudicioni, qe A-ja yt ka, po qe shume A te tjere s’e kane,( por e zevendesojne me mprehtesi mendjeje), mua nuk me duket interesant. Shpresoj te pakten qe dashuria jote me A-ne tend te jete e ndersjelle, se dashurite e njeaneshme te hane shpirtin… :)

    @redBonsai, po ç’pate qe u harxhove? Akoma s’ka arritur, do kete ngece kova ne dogane… :D

    @Tena, kjo ishte nje étude, po kam nje shok qe shfaqet here pas here me erudicionin e vet dhe sigurisht dhe arrogancen qe e shoqeron. Ne fakt, s’kam nje, po nja-dy, por per fat te mire banojne larg, dhe s’arrin pollucioni deri ketu. Po jane tipa interesante per t’u vezhguar, sepse kane nje funksionim krejt te shkeputur nga shoqeria dhe familja,jane te paafte te integrohen, apo qofte dhe t’i sjellin diçka pozitive mjedisit ku jetojne.

    @SR: Komshije, mos pyet se u kalbem… Shpresoj qe te kaloi gripi.
    p.s. Isha te shtunen ne ZH, po per shkurt. Sa zili te kam… miqesisht, kuptohet. :)

    @Eni, A eshte nje mix personazhesh arrogante…:) Flm!

    Mbremje te kendshme te gjitheve!

    akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 2:42 pm

  31. @RB, s’dua që të dukem arrogant, por e ndjeva të nevojshme që të spjegoja aq gjatë, sepse në të vërtetë, atë togfjalshin që kërkoje ti, nuk e kisha përdorur si togfjalësh por ishte një fjali ku ato fjalë kishin vëndin e duhur në momentin e duhur:
    “Arroganca e tij justifikohet me erudicionin e tij”

    @Akull, ta dish se sa herë më ka ‘prerë’ mua :) … por qënka punë dreqi, ato dashuritë që s’janë të kollajta, ato ta hanë shpirtin ;)

    edrus

    Korrik 2, 2007 te 4:37 pm

  32. Mazokist!:p :)

    akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 4:43 pm

  33. Dikush ka thene: Injorance dhe arrogance nuk kane vetem rimen te perbashket.

    Kurse Konfuci mendonte se gjenialiteti te çon drejt arrogances si kursimi drejt koprracise. Dhe qe arroganca eshte me keq se koprracia.

    :)

    akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 4:54 pm

  34. Keshtu ma beni juve mua sa here qe kam mbledhje, e?

    Edo, me pelqen se i mban priten shokut, ti vella. Kjo tregon integritet dhe une e veresoj maksimalisht; pavaresisht se a jemi dakord a jo ne gjera te caktuara. gletsch, kjo qe po i thosha Edit, ne gjermanisht i bie “halt die Stange”, por s’e pekthekam dot ne shqip, dhe e kaloj ne fjalor kacakesh, dmth qe “me ed rustemin njeriu mund te zeje nje prite”.

    Gletsch, se kush ka thene nje here qe specialiteti i vet jane “die unmoegliche Liebe or etwas aehnliches; Ich erinnere mich aber nicht daran :P :P :P … nicht jetzt jedenfalls…. so much for masokizmin…”.

    Emigrant

    Korrik 2, 2007 te 5:22 pm

  35. Edhe ti, Brut? :)

    Ich denke ich habe auch dikush gehoert, aber ich glaube dikush hat nie ueber einseitige Liebe geschprochen, weil dikush denkt die letzte keine Liebe ist. ;) :)

    akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 5:33 pm

  36. Prandaj jam dashuruar me Çimin unë :)

    edrus

    Korrik 2, 2007 te 6:09 pm

  37. akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 6:12 pm

  38. :P :D

    akull-naja

    Korrik 2, 2007 te 6:13 pm

  39. Pershendetje Akull-naja,
    e kam lexuar disa here dhe po vras mendjen per kete A.
    Darf ich dir fragen, wenn du verliebt bist? Liebst du ihn ?

    e.selmani

    Korrik 3, 2007 te 1:22 pm

  40. Erjon, moeschtes du vielleicht auch meinen Fussnummer kennen? :P :)

    Ti shkruan vete dhe duhet ta marresh me mend qe shpesh treçereku i gjerave jane fiksion. Ky vertete eshte blog, por une s’e perdor si ditar ngjarjesh (te pakten perpiqem), thjesht ndaj me shume kenaqesi me vizitoret mendimet e mia ne forme shkrimesh. Dhe njehere, A-ja nuk eshte person real, por personazh, mix karakteristikash personash te ndryshem qe takoheshin ne nje pike: arrogancen.

    A e dashuroj une arrogancen? Jo.

    Peshendetje.

    akull-naja

    Korrik 3, 2007 te 2:05 pm

  41. Askush nga ne…ose më mirë po flas për vehten time, s’të ka parë, dhe pamvarsisht se si të imagjinojmë, edhe ti je e bindur se s’jemi të dashuruar pas teje për bishtalecët e verdhë ose për sytë e tu të kaltërt (të lutam mos më lër të komentoj pjesët e tjera ;) ), por siç e thashë në fillim, unë të DUA, pikërisht për ARROGANCËN tënde (dhe ti e di se sa e kam vuajtur :P )…. ka persona që kur bëhen arrogantë, bëhen më magnetikë, tërheqin më shumë drejt vehtes ‘të dobtit’ si puna ime, prandaj e dashur Yllnajë, vizllo arrogante për kënaqësinë shpirtërore që i jep zemrave të coptuara.
    Mos na moho me arrogancë të drejtën tonë për të preferuar arrogancën tënde :)

    P.s: Ai problemi u mbyll atje ku të thashë (me atë frazë)

    edrus

    Korrik 3, 2007 te 4:53 pm

  42. May I have your cooperation please?
    May I have your togetherness please?
    Will the real memo please show up?
    I repeat will the real memo please stand out?
    Are we gonna have a problem here?

    We all act like we have never been somebody else before
    As we are sitting on a fork, like characters from any drama of Chekhov
    Coming alive and talking and strolling and entering from any door (Ahh!)
    They were so fictional, so unbelievable some a hundred and so years ago
    But really, is not the return of the…”Oh wait, anyway, seriousness
    Is not something we ever took for what it is, or otherwise, did we?
    And Dr. A or E said…a mystery you buffoons, an unutterable sound
    Dr. A or E is prisoner of every shallow ground, s/he lodges none knows where ( Ah-Ha!)

    Masculine men or women, or the inverse love memo

    [*vocal turntable: chigga chigga chigga*]

    “Sticky Me-too, I’m chicer than him
    Read him, writing around, brambling about few know what
    Addressing the – he knows not who,” “Yeah but he’s mildly funny though!”
    Yeah, randomly I have a variable on my spirits’ fuse,
    A deranged frequency of my futile but pregnant moods
    But quite a lot different from what keeps others’ sanity fooled
    You see, is not that I ever wished to get totally loose
    But it’s still cool if one wouldn’t care and beat on their angry muse
    “My name is on my skin; my name is on my skin”
    And if I please I might just add another one to it
    There is no real meanness to a meaning that gets you like a fist
    Of course that’s more virtually sensed just as seen on the T.V.
    You only anticipate, you don’t participate, but still, please grant
    An ambiguous doubt to some secondary, false character
    “We ain’t but confused…” Well, few of us are quite so sure
    And armored with a shifting, always fitting, and clear attitude”
    If we tramp our own thoughts with another man’s missing foot
    Then there is no reason for some other to wear it with a heavy boot
    But if you feel like it I got the hands to tie it up in less then a while
    Feminist of all sexes move your hairy shadows in a headbanging style

    [Chorus: don’t repeat]

    ‘Cause I’m memo, yes I am a fake me-too
    The only real memo is just dead for good
    So won’t the real fake memo please stand up,
    Please stand up, please stay out…?

    There are names I know but to mention any wouldn’t make this glow
    Neither darken its verse or my untroubled intent, but for form’s sake
    I am not bound to relent, cus even if I have a doubtful character
    I rather behave as if I’m righteous and fair
    I would rather let my writing be all laser guided
    Never looked for prizes, fame, money or status
    Not that to be after it would be anything wrong at all
    But this is about choices which one can’t just ignore
    “Though memo what if all escapes you, and you come out undead?”
    Why? So the fiends I walled can make it through the maze?
    I sit in the sun and it is all mental, I live with closed eyes
    And never look for better,
    This is not to say that other men’s suffering doesn’t chock me hard
    Only that my bargain is simpler and doesn’t have a price
    Filled my plural worlds with ghosts that are too sympathetic
    Give to the music words that I, myself invented
    I am heavy on none and know none that could press me
    I am uninvited, but also not rejected, nor am I slave, nor totally free
    In my naïve belief I imagine millions like me
    Who almost like me, do fake enough like me
    Who dress unexpectedly, walk, talk and write but facetiously
    And might be next week that other me, and seriously not quite me!

    Cause I’m memo, yes I am a fated “Me-too”
    The only worthy memo is just dead for good
    So won’t the real fake memo please stand up,
    Please stand up, please play out…?

    Monkey

    Korrik 3, 2007 te 5:58 pm

  43. Ed,
    Me vjen keq qe me quan arrogante; perbuzje, nençmim dhe me delire madheshtie jane sjellje qe, te pakten shpresoj, se s’jane ne natyren time. Do trishtohesha shume nese me sheh vertet si te tille. Pastaj “zemrat e coptuara” s’shkojne asnjehere drejt arrogances, apo jo? :)

    p.s. mos me “troç” kaq sheshit se do me lesh pa martuar; ti e ke ngrene tenden. :P :)

    akull-naja

    Korrik 3, 2007 te 6:03 pm

  44. Gletsch, mi gjej pls nje emer ne shqip asaj qe une do e quaja “inverse relation”, pra rastit kur sa me i shkurter nje post, aq me te gjata behen komentet….

    PS me sjell ne mend ushqimet koncentrat qe i shton me uje. Natyrisht postimi vet eshte koncentrati, kurse uji jane…. nejse. Pa uje mos mbecim, se eshte baza e jetes, nicht Wahr? Vec qofte uje i rrjedhshem. ;) :D

    PPS e pe besoj qe ishe e ftuara e nderit ne kulmak, pa le te thote c’te doje ed rustemi … :P :P :P

    Emigrant

    Korrik 3, 2007 te 6:35 pm

  45. Akull, lëre ç’plane bën Llukani, se s’bëhet stan me … peshq :P
    Ose më mirë, ata le të bëjnë plane, ne ju sjellim provat që kemi qënë në Kulmak :)

    edrus

    Korrik 3, 2007 te 6:49 pm

  46. désolè qe po dal nga tema por hidhi 1 sy mikut ton frankofon:
    http://www.dailymotion.com/relevance/search/les+guignols/video/x2d4iv_les-guignols-sarkozy-soft-drink/1

    à bientôt

    amour

    Korrik 3, 2007 te 6:56 pm

  47. @Monkey: we love you as you are! ;)

    @Auswanderer: perpjestim i zhdrejte, po mos m’i kujto koncentratet se ne maje te hundes i kam…te kishe thene ndonje esence parfumi, hajde me… :P :)

    @Edi: une per 5 dite jam ne memedhe dhe atje s’ka nevoje per plane 5-vjeçare e per llafe te medhaja,keshtu qe fol per vete. ;)

    @Amour: flm per linkun, ishte gallate e vertete. S’e harroj ate “Alors, vous voulez que je réponde aux questions?” :) ))

    akull-naja

    Korrik 3, 2007 te 9:08 pm

  48. You… who? Though you (whomsoever you intend) might…love me, and I believe a priori, even while I can’t answer back that noble feeling…which if aroused by the text, I need to say (and I am sorry about it if unfortunate as news) it wasn’t a description of me, but of the reader, which again, you are very much entitled to love, and I wish you the best of luck in that!…Yes, you can thank me! Go on!

    Monkey

    Korrik 3, 2007 te 9:49 pm

  49. Thank you!

    akull-naja

    Korrik 3, 2007 te 10:22 pm

  50. http://www.youtube.com/watch?v=ad–0kjblfw

    Gletsch, mu m’pelqen texti i kesaj…. se si m’erdh neper men.

    PS mos harro me na uru 4 korrikun ne “amerikonve”. ;) :D

    Emigrant

    Korrik 4, 2007 te 12:01 am

  51. Yllo,na ngrive gjakun me kete A-ne.Po dhe ai! E thote robi dhe emrin se s’e gjen gje:-) Urime akvll-naja dhe kthehu ndonjehere nga miqte e vjeter se na mungon keq fare! Te perqafoj kinge

    Anonymous

    Korrik 4, 2007 te 1:34 pm

  52. Auswanderer, po filloj ta dua dhe une kete kengen, sidomos keto vargjet:
    “you will never win we, your uniforms don’t fit we” :)

    @O. Yllo, dil me shpesh ketej. Te premtoj se s’do te te ngrij me gjakun me A. :)

    akull-naja

    Korrik 4, 2007 te 3:11 pm

  53. akulli per ty(et moi) qe je e interesur mbi franqezet ndiqe debatin e famshem :sego-sarko:
    http://www.dailymotion.com/relevance/search/les+guignols/video/x1vvi2_les-guignols-030507

    tek ginolet ;)

    amour monde

    Korrik 5, 2007 te 9:24 pm


Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.